Kepi thotë se është vetëm 41 vota larg rivalit të tij, që e çon këtë garë sipas ligjit në në rinumerim të çdo vote nga fillimi i procesit
Nga Beqir Sina
Marko Kepi, kandidati republikan për Këshillin e Bashkisë Nju Jork, në një deklaratë për mediat ka sqaruar opinionin publik rreth përplasjes në Komisionin e Numërimit të votave, padinë për racizëm dhe manipulim rezultatesh si pasojë e mos numërimit të votave shqiptare.
Marko Kepi akuzon Georgia Kontzamanis, me pozicion Drejtoreshë e KQZ-së në Nju Jork e cila sipas Kepit ka provuar çdo mundësi brenda dhe jashtë ligjit që shqiptarëve në Staten Island Nju Jork mos t’u numërohen votat.
Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kepit së bashku me politikanë të tjerë grekë- amerikan kanë bërë të mundur mohimin e numërimit të votave të 370 shqiptarëve, e ndërsa politikanë shqiptarë në Nju Jork po heshtin. Georgia, sipas Marko Kepit është një aktiviste e Komunitetit Grek në Nju Jork dhe një nga Drejtueset e Parades Greke në Manhattan ku çdo vit marshojnë me parulla “Vorio Epiri” dhe propaganda të ndryshme.
Një rast që vlen për t’u përmendur është kur Marko Kepi organizoi Paraden për Çamërinë në zemër të Nju-Jorkut, ai thotë se Georgia përdori pushtetin e saj brenda partisë së vetë asaj Republikane që Senatori Golden, ta pushonte Kepin nga puna, nga zyra dhe ambientet e tij, ku Kepi për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e stafit të Senator Marty Golden, por ky i fundit ka refuzuar në mënyrë kategorike të bëjë një veprim.
Në fushatën për Asamble që Kepi garoi kundër Michael Tannousis, Kepi thotë se ajo drejtoi fushatën e greko-amerikaniy kundra Kepit dhe bëri gjithçka që shqiptarët e sapo regjistruar për të votuar mos të kishin të drejtë vote në “primary” gjë që i kushtoi Kepit rreth 800 vota.
Ndërsa këtë vit që matematikisht Kepi ka fituar, ai thotë se Georgia Kontzamanis ka ndaluar numërimin e 370 votave të shqiptarëve dhe KQZ i dha Kepit vetëm 7 ditë që t’i kontaktojë 370 shqiptarë që të firmosnin formularin ku ato vërtetonin se kanë votuar dhe vota e tyre t’u numërohet. Për shkak të afatit të shkurtër kohor dhe shumë shqiptarë u gjenden në pushime, ekipi i Kepit siguroi 330 firma nga 370 që përsëri i siguronin Kepit fitoren me 130 vota plus. KQZ e Shtetit te Nju Jorkut dha urdhërin që çdo votë të numërohet me 15 Korrik. Kur filloi numërimi nga 156 zarfa që u hapen 155 vota ishin të Kepit. Në atë moment KQZ lokale Staten Island ndaloi numërimin e 175 votave që kishin mbetur dhe i quajti “të pa vlefshme”. Sot kundërshtari i Kepit është vetëm 41 vota përpara që e çon këtë garë sipas ligjit në gjygj dhe në rinumerim të çdo vote nga fillimi i procesit.
E gjitha kjo lojë po bëhet që të përfitojë kundërshtari demokrat që Kepi të ketë sa më pak kohë të bëjë fushatë në garën gjenerale që cakton fituesin e Këshillit Bashkiak Qarku 50. Rinumërimi i votave fillon më 27 Korrik 2021 dhe seanca gjygjësore fillon më 9 Gusht 2021. Dita e votimeve gjenerale është më 2 Nëntor 2021″.