Restoranti i famshëm “Noma” i mjeshtrit të kuzhinës, Rëne Rexhepi (René Redzepi) në Kopenhagë të Danimarkës ka marrë më në fund Tre Yjet Mishelin (Michelin), që shënojnë statusin më të lakmuar në këtë industri.
Rexhepi, i cili është djali i një shqiptari nga Maqedonia e Veriut, e hapi këtë restorant në 2003 dhe ka fituar disa herë titullin e Restorantit më të Mirë trë Botës, në 2010, 2011, 2012 dhe 2014. K
Ai është bërë i njohur edhe mes shqiptaro-amerikanëve kur hapi përkohësisht restorantin Noma edhe në Nju Jork (New York), në kuadrin e një turi mbarëbotëror.
Ky status që është një arritje edhe për mbarë kuzhinën nordike, u shpall të hënën, në 13 shtator, gjatë një ceremonie në Sallën e Koncerteve Stavanger në Norvegji dhe u ndoq nga telespektatorë në disa vende të botës.
“Jam tërësisht i shtangur”, ishte komenti i parë nga Rëne Rexhepi kur dëgjoi njoftimin në këtë ceremoni. “Kam 14 vite që e pres këtë moment dhe tani nuk di se çfarë të them”.
(Ruben Avxhiu/Illyria)