Mirënjohje për “Miq të Mirë në Ditë të Vështirë”

Sami Repishti

(Peticioni i 10 shoqatava Israelo-Amerikane në mbrojtje të Kosovës)

                                        

Sami Repishti

New York. Me datën 29 qershor 1998, mora nji kopje të Peticionit nënshkrue nga 10 kryetarë shoqatash të bashkësisë israelite-Amerikane drejtue Presidentit William J. CLINTON të Shteteve të Bashkueme të Amerikës ku trajtohej problemi i Kosovës në mënyrë akademike dhe humanitare.

Kopja e Letrës I drejtohet edhe “Dr. Repishtit” nga “Michael” (firmë e autorizueme), cilësohet si “Jewish Letter”, dhe dergohet me faks për Këshillin Kombëtar Shqiptar-Amerikan (NACC), organizata ma efektive për problemin e Kosovës. (Ma poshtë japim origjinalin e plotë të Letrës në gjuhën angleze)

Mirënjohja izraelite e ndihmës së dhanë popullsisë hebreje gjatë Luftës II Botënore ashtë shprehë shumë herë nga udhëheqës israelitë.

Presidenti i Israelit, Ezer Weizman, tue folë për qendrimin e popullit shqiptar ndaj popullsisë hebreje të strehueme në Shqipëri gjatë L2B bani këte deklaratë:

“ Populli israelit nuk do të harrojë kurr se në vitet e vështira të Luftës II Botënore , ata gjetën tek populli shqiptar strehim dhe mikpritje të vertetë”.(Signed: Ezer Weizman, President of Israel).

Sensibiliteti i shqiptarëve ndaj problemit të keqtrajtimit dhe persekutimit të popullsisë hebreje në Europë ashte tregue edhe në mesin e shekullit 19, nga themeluesi I shtetit shqiptar, Ismail Kemal Bej Vlora, gjatë periudhës që ai ishte governator i Moldavisë; ai i raportonte Qeverisë turke gjendjen shumë të keqe të popullsisë fshatare hebraike dhe shkeljet flagrante të të drejtave të tyne njerëzore.

Ma vonë nji tjetër shqiptar i madh, Bishop Theofan S. Noli, themelues i Kishës Orthodokse Shqiptare në Amerikë dhe ish kryeministër i Shqipërisë, në raportet e tia për Qeverinë turke shkruen:

 “….Të dy vendet, Israeli dhe Shqipëria, janë shtete të vegjël. Të dy kanë rrenjët e vjetra. Të dy kanë nji histori plot vuejtje dhe mundime. Dhe, të dy kanë ruejtë identitetin e tyre respektiv dhe kulturën e tyre, pa marrë parasyshë sfidat e pa numërta dhe krizat e kalueme shekuj me rradhë. Këto ngjashmëri formojnë një lidhje të përbashkët  në mes të hebrejve dhe shqiptarëve,” (Signed) Bishop Theofan S. Noli, Albanian Orthodox Achdiocese In America).  Ky gjykim u konfirmue edhe nga Presidenti Shimon Perez gjatë nji vizite në Shqipëri. Ai tha: ‘Gjeografia na ndane; por historia na bashko

Në Shqipëri ka nji histori të prezencës hEbraike në atë vend, sidomos për vitet e L2B. Tue  ju referue atyne viteve, shume studjues kanë arrrijtë këto përfundime të përbashkëta:

  • nuk ka pasë viktimizim të hebrejve në Shqipëri;
  • nuk ka pasë dëbim individual as masiv të hebrejve ngaShqipëria,
  • dhe nuk ka pasë bashkëpunim me Nazistët në Shqipëri në katastrofën e “Solucionit Përfundimtar”.

Rabbini Chaim Hoffman i Universitetit të Nju York-ut konfirmon se: “Mbas dorëzimit të Italisë, gjermanët invaduen Shqipërinë, dhe të gjithë hebrejtë dolën në ilegalitet. Ekzistojnë dëshmi gojore, dhe me shkrim, që konfirmojnë aktet heroike dhe qendrimet kurajoze të bame nga populli shqiptar individualisht dhe kolektivisht në mbrojtje të popullsisë hebraike që kerkonte strehim nga tirania naziste”.

Harvey Sahner, që mbijetoi  holokaustin nazist shkruen: “ Të gjithë hebrejtë shqiptarë mbijetuen holokaustin (Shoah). Të gjithë grekët, jugosllavët, austriakët dhe gjermanët jahudij që patën fatin me shkue në Shqipëri mbijetuen katastrofën. Shumica e guximtarëve kanë qenë myslimanë. Dhe nuk dihet nji rast ku shqiptarët të kenë marrë ryshfete e pagesa për strehimin e jahudijve”.

Masat ndeshkimore naziste që u morën në të gjithë Europën nuk u zbatuen në Shqipëri. Rreth  Shqipërisë, Greqi dhe Jugosllavi, hebrejtë u rrethuen, u arrestuen dhe u derguen masivisht në kampet naziste të përqendrimit. Në Shqipëri ata nuk u detyruen me mbajtë “yllin e verdhe” me germen “J” (Xhju) në rrobet e tyne. Nazistët kerkuen që paria e vendit të pergatitë dhe të dorëzojë listën e plotë të tëë gjith hebrejëve që jetojshin në Shqipëri, por kerkesa u refuzue. Ky ka qenë ballafaqimi i parë me nazistët i qeverisë së re shqiptare. Shumë persona mendojshin se qeveria shqiptare do të pranonte kërkesat naziste, por ajo rezistoi.

Me 20 tetor 1943, Gestapoja naziste filloi nji fushatë arrestimesh të elementit pro-komunist në Durrës dhe arrestoi 569 shqiptarë dhe 36 italianë. Në Shijak u arrestuen 57 shqiptarë dhe 44 italianë. Në të dy operacionet nuk u arrestue as edhe nji hebre. Në pranverë të vitit 1944, Gestapo  kerkoi përsëri nga qeveria shqiptare listen e të gjithë hebrejve. Shqiptarët jo vetëm refuzuen kerkesën por dhanë sigurime për popullsinë se për sa kohë që qeveria do të jetë në fuqi asnji hebre nuk do të dorëzohet.

Me ardhjen e rregjimit komunist , nandor 1944, Shqipria u ba nji satelite e Bashkimit Sovjetik. Me 16 prill 1949 Shqipëria njohu shtetin e ri të Israelit me kerkesë të Moskës, por nuk lejoi asnji hebre të kthehet në Israel. Me prishjen e marrëdhanjve B.S.-Israel filloi nji propagandë e çthurun me mediat gjatë gjithë viteve të Luftës së Ftoht. Anti-zionizmi ishte brumi i kësaj  propagande.

Me ramje e komunizmit në Shqipëri, 1990, pothuejse të gjithë hebrejtë e Shqipërise emigruen në Israel; minimumi i tyne ka qenë rreth numrit 2000. Me 11 gusht 1991 nji Ambasadë Shqiptare u hap në Tel Åviv, Israel. Që atë dite marrëdhanjet miqësore vazhdojnë të mbahen në mes të dy vendeve. Gjatë vizites së nji grup shqiptar në Israel, KM i vendit Shimon Perez, deklaroi:” Ne ju duam sepse ju shpëtuat jetët e hebrejëve gjate L2B,  sepse ju keni vuejtë nga nji diktature e eger…!”

Me 26 janar 2006, senatorët amerikanë Charles Schumer (D.N.Y.) dhe

John McCain (R.Ar.) paraqitën në Kongres për aprovim nji Rezolutë (U.S.Senat, Res.521/2006 ) me rastin e 61 vjetorit të lirimit të hebrenjëve nga kampet naziste, për mbrojtjen e tyne, dhe për shpëtimin e jetës së të gjithë hebrenjve që jetuen dhe u strehuen në Shqipëri, gjatë L2B.   

Sot, Shqipëria njihet si i vetmi vend në botë ku në mbarimin e L2B  kishte ma shumë popullsi hebreje se para kësajë  lufte.

                                                      ***

“ Me 9 korrik 2020, u  promovue në kodrat e Liqenit artificial të Tiranës Memoriali për të kujtuar dhe nderuar gjashtë miljonë hebrenjtë e Europës që u vranë, si dhe qytetarët e Shqipërisë që vepruan me vetëmohim për të mbrojtur  hebrenjtë”, shkruente gazeta DIELLI e datës 24 korrik 2020.

Tue folë me rastin e kësaj  ceremonie, Ambasadori amerikan, The Hon. Yuri KIM tha: “Ashtë nder të përuroj këte Memorial në respekt të popullit shqiptar që rrezikoi jetën e tij për të mbrojtur hebrenjtë e Europës” dhe “….. përgëzoi  shqiptarët që rrezikuan jetën e  tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur hebrenjtë nga rreziku nazist….Kjo eshtë nji histori frymëzuese e humanizmit kurajoz dhe nderit– e traditës shqiptare të “besës”, raporton DIELLI.

Në Memorialin Holocaust Museum, YAD VASHIM, Jerusalem, ka sot  afër 100 heroj civilë shqiptarë që nderohen me pllaka përkujtimore si “Righteous Among the Nations” .

                                                        * * * *       

 June 23, 1998

 Mr. President,

 We are saddened and outraged by the systematic attacks of Serbian military, paramilitary and police forces under the command of Slobodan Milosevcic on the civilians of Kosovo. The “ethnic cleansing” of ethnic Albanian Muslims in Kosovo recalls too vividly the slaughter and forced expulsions of Muslims during the genocide conducted by Milosevic and his allies during the  war in Bosnia.

As Jews, we know very well the terrible cost of appeasement. It was only  a generation ago that we saw the fires of the Holocaust, and their light still illuminates our vision, making clear that we cannot be passive in the face of genocide. Our solemn vow –“never again”—must be more than a slogan. It must be an agenda, a commitment not just to be vigilant, but to act.

We must act now to prevent further suffering in Kosovo’s innocents and to prevent Milosevic from dragging the entire region into a new war that could dwarf Bosnia in comparison. We call upon the United States and other countries around the world to honor their commitment to the U.N.Genocide Convention, which requires that signatories do their utmost to prevent and punish genocide. By  attempting to forcibly remove a people from a region based on their religion or ethncicity, the recent “ethnic cleansing” campaign by Milosevic’s forces clearly meets the definition of genocide Article  Two of the Genocide Convention.

We urge you to avoid the mistakes of the past and to assume a leadership role in taking action to prevent further Serbian attacks. We applaud the recently announced NATO plan to employ air to increase pressure on Slobodan Milosevic. We also call upon the Prosecutor of the U.N. War Crimes Tribunal for the former Yugoslavia to visit Kosovo and Belgrade in the comig days and warn Milosevic and his followers that they will be held responsible for genocide and any other crimes against humanity committed by their forces In Kosovo.

President Clinton has eloquently stated in recent weeks that many of us have believed for years! We failed to act quickly and forcefully enough in Ruanda and Bosnia. We must not allow Kosovo to become another Bosnia. As Jewish traditon teaches, we cannot “sit by the blood of our brothers” (Leviticus 19:16) The U.S. and the international community must not turn a blind eye to these atrocities, but rather we must try to protect the innocent citizens who are suffering. We must, because if we don’t echo will?

 

Sincerely,

Phil BAUM                                                                            

Executive Director                                  Rabbi Mordechai Liebling

American Jeëish Congress                    Executive Director

                                                                    Jeëish Reconstruction Federation

Rabbi Jerome M.Epstein

Executive Vice-President                        Marine E Post

United Synagogue of Conservative       National President

Judaism                                                      Hadassah

 

Abraham H. Foxman                                Nan Rich

National President                                   National President

Anti-Defamation League                         National Counci of Jeëish Ëomen

 

Mandell I. Ganchroë, M.D.                    Dr. Lawrence Rubin

President                                                   Executive Vice-Chairman

Orthodox Union                                       Jeëish Council on Public Affairs

 

David Harris                                              Rabbi Eric Yoffie

Executive Director                                   President

American Jeëish Committee                 Union of American Hebrew CongregatIons

 

( Dr. Sami Repishti ashte autori I studimit: The Jews in Albania: A Story of Survival, botue ne Holocaust Studies Series- THE HOLOCAUST : Essays and Documents, (edited by Randolph L.

Braham=. Botue nga The Rosenthal Institute for Holocaust Studies Graduate Center/City University of Neë York and Social Science Monographs, Boulder, Col.- Columbia Un. Press:2009

 

One Response to “Mirënjohje për “Miq të Mirë në Ditë të Vështirë””

Read below or add a comment...

  1. Thanas L. Gjika says:

    Ky peticion i shkruar dhe dorezuar Z. William J. Clinton, Presidentit te SHBA-ve me 1989 prej dhjete shoqatave Izraelito-Amerikane ne mbrojtje te popullit shqiptar te Kosoves si mirenjohje ndaj perkrahjes qe i dha populli yne Hebrenjve qe perndiqeshin prej ushtrise gjermano-naziste te pushtimit gjate L2B, na gezon, sepse ka luajtur rol ne qendrimin qe duhej te mbanin SHBA-te ndaj perndjekjes se popullit shqiptar te Kosoves prej Milloshevicit. Mikpritja dhe ndihma ndaj atij qe eshte ne rrezik, kane qene tipare te karakterit te popullit shqiptar te formuara ne shekuj. Gjate viteve te diktatures komuniste keto tipare dhe te tjera u demtuan rende. Kurse mbas vitit 1992 me kalimin ne sistemin e lire te ekonomise se tregut, populli shqiptar sa me shume po e merr veten ekonomikisht, aq me teper po rigjeneron edhe tiparet e vjetra te karakterit te tij si besen, trimerine, mikpritjen, ndihmen ndaj te pafuqishmit dhe atij qe ndodhet ne rrezik, besimin te Zoti, etj.
    Falenderoj Profesor Repishtin qe e solli kete material me vlera historike te hartuar 22 vjet me pare, sepse shume prej nesh nuk e njihnin, ose e kishin harruar.