​20 viktima dhe 932 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes.

“Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661. Në total numri i rasteve aktive është 26.525”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) tha më 30 gusht se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.250 pacientë. Prej tyre 1.142 janë të konfirmuar me koronavirus.

Sipas raportit ditor, 60 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.062 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "COVID19 Ministria Shöndetesisẽ Ministarstva Zdravstva Ministry Health E HëNë BASHKE IA DALIM! 30.08.2021 Numrii testimeve 7.384 Raste pozitive 932 Të shöruar 962 Rastet e vdekjes 20 Rastet aktive 26.525"