Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) do të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë vaksinimin e të gjithë trupave zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në mbledhjen e sotme, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se shumë shpejt do ta përgatisin planin për zgjedhjet në përputhje me masat antiCOVID.
Krahas kësaj, KQZ regjistroi edhe partinë politike “Forca e Disporës”. Ndërkohë, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan që raporti i auditimit të brendshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit të dërgohet në Prokurori, pasi sipas tyre ka shkelje të rënda.
Ndërsa, Sami Kurteshi nga LVV kërkoi sërish që Prokuroria të hetojë incidentin e javës së kaluar në KQZ, ku ai ishte i përfshirë së bashku me një zyrtar civil nga KQZ-ja.RTK