Gjykata e Posaçme dënon me 97 vite burg anëtarët e grupit kriminal
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 97 vite burg anëtarët e një grupi kriminal që merrje me falsifikimin e vizave amerikane, kanadeze dhe europiane. 24 shtetasit e arrestuar 3 vite më parë merrnin 10 mijë euro për një vizë false.
Kanë qenë 3 korridore që personat përdornin për kalimin e klandestinëve në SHBA. I pari Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane dhe pastaj në Meksikë e duke u futur në SHBA; i dyti nga Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane dhe më pas në SHBA dhe e treta Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane dhe SHBA.
Të dënuarit akuzohen për disa vepra penale, si grup kriminal, mbajtja pa leje e armëve luftarake, ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, etj, shkruan newsbomb.al. Më poshtë, dënimet e dhëna sot nga GJKKO, disa janë liruar para gjyqit:
- Bukurije Ahmetaj – 12 vite burg (do vuajë 8 vite me gjykim të shkurtuar)
- Elvis Ahmetaj – 10 vite burg (do vuajë 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar)
- Fatmir Qema – 12 vite burg (do vuajë 8 vite burg me gjykim të shkurtuar)
- Eduart Haxhiu – 11 vite burg (do vuajë 7 vjet e 4 muaj me gjykim të shkurtuar)
- Altin Memaj – 12 vite burg (do vuajë 8 vite burg me gjykim të shkurtuar)
- Blerim Coka – 12 vite burg (do vuajë 8 vite me gjykim të shkurtuar)
- Azem Tanushi – 11 vite burg (do vuajë 7 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar)
- Arselda Memaj – Detyrim paraqitje
- Xhelil Dautaj – 6 vite burg (do vuajë 4 vite me gjykim të shkurtuar)
- Mark Gjinaj – 7 vjet e 6 muaj burg (do vuajë 5 vite me gjykim të shkurtuar)
- Shkëlzen Avduli – Fiton lirinë (Koha e paraburgimit është më e madhe se masa e burgimit)
- Klajdi Llika – Fiton lirinë (Koha e paraburgimit është më e madhe se masa e burgimit)
- Ervelina Bezati – Fiton lirinë
- Gëzim Gjona – Fiton lirinë
- Admir Spahia – Fiton lirinë (Koha e paraburgimit është më e madhe se masa e burgimit)
- Drita Sadrija – Fiton lirinë
- Arian Koldashi – Shpallet i pafajshëm
- Aida Cenaj – Fiton lirinë
- Ilir Ferati – 3 vjet e 6 muaj burg (do vuajë 2.4 vite me gjykim të shkurtuar)
- Juxhin Tirana – Fiton lirinë (Koha e paraburgimit është më e madhe se masa e burgimit)