100 VJET MË PARË!

Nga Ruben Avxhiu

Ja sa kartmonedha duheshin për të blerë 1 Dollar amerikan, në Gjermani, në tetor 1923.
Kursi i ditës ishte 1 Dollar = 10 miliardë marka.

Hiperinflacioni historik, në periudhën mes dy Luftërave Botërore, shihet edhe si një nga faktorët katalizatorë i ndryshimeve sociale e ideologjike që sollën ardhjen e nazizmit në pushtet.

(100 vjet më parë, Gjermania nxori në përdorim një “monedhë të re”, RehtnenMark, për të nisur një kthesë në luftën me hiperinflacionin. Një vit më vonë, edhe kjo u ndërrua më ReichsMark. Vetëm në 1948, do të niste udhëtimin monedha Deutsche Mark, që do të kthehej në një simbol stabiliteti, në rang ndërkombëtar.
Kur Kosova si pjesë e Jugosllavisë do të vuante nga një hiperinflacion i ngjashëm i Dinarit Jugosllav, njerëzit sapo merrnin rrogën e konvertonin menjëherë në Marka Gjermane, se pak orë më vonë rroga nuk do të vlente pothuajse asgjë. Me aq shpejtësi zhvlerësohej Dinari.
Rastësi më vete, që krimet e ngjashme me ato të nazizmit u rikthyen nga serbët në Europë, pikërisht pas një hiperinflacioni tjetër historik.
Në vitin 2002 Marka u zëvendësua nga Euro.)