Tiranë, 18 janar 2022 – Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shumë shpejt do t’ua dërgojë qytetarëve në shtëpi një pyetësor për çështje të rëndësishme, përmes të cilit ai do të marrë mendimin e tyre për çështje të ndryshme.
Ditën e sotme është publikuar ky formular me 12 pyetje për çështje të ndryshme me interes publik. Çdo person i moshës mbi 18 vjeç mund të zgjedhë njërën nga tri alternativat e përgjigjeve të pyetjet e shtruara.
Në formularët që i ka publikuar “Panorama”, bie në sy se Kryeministri Rama kërkon mendimin e qytetarëve për legalizimin e kanabisit në Shqipëridhe për nismën “Ballkanit të Hapur”. Në lidhje më këtë nismë, Rama kërkon që shqiptarët të shprehin mendimin e tyre nëse presin që kjo nismë i sjell ose jo përfitime Shqipërisë.
Pyetjet tjera kanë të bëjnë me çështje sociale dhe me çështje të rendit e ligjit.
(r.m.)