Nga Nderim Goci
Në një nga ambjentet e Hotel Kalsberg në kryeqytet, u promovua libri “133 iluministët e sporit shqiptar” me autor gazetarin e mirënjohur nga qyteti i Lezhës, Irfan Rama. Botimi i kësaj vepre është i pesti për të dhe i treti që i kushtohet sportit. Pas botimeve te librave: Revolucioni kuq e zi i Giani De Biazit dhe Futbolli anglez 151 vjet histori, botimi i kësaj vepre është i vecantë pasi pasqyron profilet 133 personaliteteve nga trevat shqipfolëse si: Shqipëria, Kosova dhe Maqedoni e Veriut.
Në aktivitetin e zhvilluar në këtë rast, morën pjesë personalite të ndryshme nga sportet e ndryshme, gazetarë sportivë dhe jo vetëm, nga media vizive dhe ajo e shkruar. Ndër personalitet e shquar të sporit shqiptar të pranishëm, spikatën emrat: Agim Fagut, Ismet Bellova, Lluka Heqimi, Rudolf Marku, Leonard Tase, Ela Tase, Mirel Josa, Bedri Omuri, Vaso Shaka, Luigj Bytyci, Valentina Myrto, Ilir Suli, Ajet Toska, Prof. Dokt Qemal Shalsi, Iljaz Ceco, Lirim Zalla, Mehdi Bushati, etj. Në këtë event ishin të pranishëm dhe personalitet nga Kosova Besim Hasani ( ish president i Komitetit Olimpik i Kosovës), Azis Salihu ( boksier i shume i njohur dhe medalist në shumë evente ndërkombëtare), Mehmet Bokujevci ( Nën kampion i botës boks).
Fillmisht të pranishmëve, foli drejtoresha Media Print znj Anila Bisha. Mes të tjerash ajo foli për rrugëtimin e gazetarit nga shkrimi i parë i botuar në vitin 1988 e në vazhdim, ku numrohen rreth 4000 shkrime, përfshirë analiza, opinione, profile dhe dosier. Më pas ajo u ndal të cilësitë e librit dhe personazhet të përfshirë në të, i cili me përshkrimin i bërë ata do të mbesin të pavdkshëm, të mos kenë ditë vdekje por vetëm ditëlindje.
Në vijim në diskutimin e tij, personaliteti i sportit shqiptar, Agim Fagu, mes të tjerash theksoi ” Botimi i veprës është një vlerësim i madh për sportin shqiptar. Me talentet dhe me përkushtimin e tyre, ndërtuan historinë e sportit shqptar” Shkrimatri i njohur, Rudolf Marku, pohoi se me botimin e veprës vlerësoi gazetarin Irfan Rama, si gazetar i përmasave gjigande i cili përdor me mjeshtri shumë zhanre të letërsisë si Esene,profilin, potretin, reportazhin etj. Ndërsa Lluka Heqimi e cilësoi veprën të nivelit të lartë, vetë fjala Iluminist, tregon se rruga e cdo njërit personazh sportiv të përfshirë në vepër, e kanë ndricuar sportin shqiptar me punën dhe përkushtimin e tyre. Ndërsa në fjalën e tij, ish kreu i KOKK, Besim Hasani ndal jo vetëm te cilësia e veprës por dhe të aftësitë e gazetarit si lektor dhe si menaxher në fushën e marketingut.
Në fund ka vend dhe për një supriëzë, me vendim të këshillt të paqes Tiranë, gazetari Irfan Rama, shpallet amasador i paqes në vendin tonë.