Tiranë, 7 dhjetor 2021 – 15 efektivë dyshohet se kanë dalë pozitiv në testin e drogës që është bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës, raporton gazeta “Panorana”.
Burime të gazetës kanë bërë t ëditur se efektivët kanë rezultuar konsumues të lëndëve narkotike nga analizat që janë bërë gjatë testit të drogës.
Disa prejefektivëve e kanë kundërshtuar këtë test. Ata kanë thënë se asnjëherë nuk kanë përdorur substanca narkotike dhe dyshojnë se ata kanë rezultuar pozitivë në testin përdrogë nga përdorimi i ilaçeve shëndetësore.
Edhe efektivët tjerë e kundërshtojnë testin, duke e quajtur të pasaktë rezultatin e tij.
Testet e drogës përpjesëtarët e policisë janë kryer edhe në qytetet tjera të Shqipërisë. Në Policinë e Tiranës kanë rezultuar përdorues të drogës 25 efektivë, në Policinë e Shkondrës 11 efektivë, ndërsa në Policinë e Elbasanit 2 efektive (femra).
Rezultatet e testeve në qytetet tjera të vendit nuk kanë dalë ende.
(r.m.)