Kuqezinjtë 18 vjeçarë janë duke zhvilluar grumbullimin intensiv shtatë ditor në kuadër të ndeshjes miqësore që skuadra e drejtuar nga Ardi Behari do të zhvilloj ndaj Italisë më 12 gusht, në Coverciano.
Pas miqësores së luajtur të dielën me U-17, fshf.org ka intervistuar dy autorët e golave, me Likën që grumbullohet për herë të parë në Kombëtare, i ftuar pas seleksionimeve që u zhvilluan pak kohë më parë në Itali.
https://www.youtube.com/watch?v=5uVRyZqJwnM
Ardit Lika, sulmues i cili në Itali aktivizohet për Livornon, nuk e fsheh kënaqësinë e të veshurit të fanellës kuqezi:
“Jam shumë krenar që jam këtu i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare dhe do te japim gjithҫka për të fituar kundër Italisë.
Po bëjmë një javë stërvitje shumë të mirë që të fitojmë ndaj Italisë. E ardhmja? Plani dhe ëndrra ime është që një ditë të shkoj në Serie A e të jem futbollist profesionist”, është shprehur Lika.
Jurgen Tahiri, luan si mbrojtës te Kaljari, nuk është në grumbullimin e parë me skuadrën Kombëtare, por emocionet janë si të ditës së parë.
“Jam shumë i kënaqur që ndodhem në grumbullim. Nuk është hera e parë që grumbullohem nga Kombëtarja.
Kënaqësi që vlerësohet sakrifica ime, gëzim është edhe për familjen time kjo arritje. Unë dua që një ditë të luaj për ekipin e parë të Shqipërisë.
Për ndeshjen me Italinë pres që të jetë një sfidë e bukur duke parë që është një vëndet me futbollin më të fortë në botë. Ëndrra juaj futbollistike? Dua të bëhem futbollist profesionist dhe të luaj me Kombëtaren shqiptare”.