Në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë dhe policinë u mundësua dokumentimi parandalues i ngjarjeve të rënda kriminale, luftën kundër korrupsionit dhe fenomenet e tjera kriminale
Knid Ndrenika
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ndërmori një hetim të gjerë që në vitin 2021 në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në luftë kundër paligjshmërisë duke mundësuar dokumentimin e provuar të veprimtarisë kriminale të 28 shtetasve.
Këta shtetas janë punonjës të policisë së burgjeve, efektivë rendi, qytetarë, të dënuar, qytetarë dhe familjarë të tyre.
Në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë dhe policinë u mundësua nga operacioni “Trinomi” dokumentimi parandalues i ngjarjeve të rënda kriminale, luftën kundër korrupsionit dhe fenomenet e tjera kriminale.
Në mënyrë proaktive u referuan materialet proceduriale si vazhdim i procedimit penal të disa muajve më parë, nga strukturat e policisë vendore Elbasan.
Veprat penale që rëndojnë mbi të arrestuarit janë “Trafikim i Narkotikëve dhe Korrupsion Aktiv e Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”, parashikuar nga nenet 283/a, 244 dhe 259 të Kodit Penal, regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Të gjithe hetimin e ka filluar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve që në vitin 2021 në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgje) dhe në disa qytete.
Akuzat janë ngritur për organizimin lojërave të fatit, futje droge dhe sende të paligjshme në burgje, shpërdorim detyre, korrupsion.
Të perfshire dhe të arrestuar janë të dënuar, edhe nga të quajturit VIP, familjarë të tyre, zyrtarë të lartë dhe efektive rendi dhe të policisë së burgjeve.
Veprimtaria hetimore e ndërmarrë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve përfshiu përdorimin e mjeteve speciale si dhe informacione tërësore si dhe në rrugë opoerative.
Operacioni vazhdon pasi u krye në Elbasan, Vlorë dhe në Peqin pranë Elbasanit.
Në vazhdim të hetimeve u grumbulluan prova dhe u vërtetua përfshirja në vepra penale me veprime aktive i shtetasve:
Veprat “Trafikim i Narkotikëve dhe Korrupsion Aktiv e Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”, parashikuar nga nenet 283/a, 244 dhe 259 të Kodit Penal, regjistruar nga Prokuroria Elbasan
1. Hysni Ndreu 50 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me kombësi e shtetësi Shqiptare, me detyrë Shef i Paraburgimit Elbasan i dyshuar për veprën penale “Korrupsion Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike dhe Futja ose Mbajtja e Sendeve të Ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim”, parashikuar nenet 259 dhe 324/a të Kodit penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
2. Gazmir Meta, 52 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi Shqiptare, me detyrë grup sigurie në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike, ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nenet 259, 245.1 dhe 324/a të Kodit penal ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
3. Elvis Gjoci, 46 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi Shqiptare, me detyrë kontrollor në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
4. Gentian Gjata 48 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi Shqiptare, pronar i një biznesi brenda Institucionit të Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245.1 dhe 25 e Kodit penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
5. Gentian Mino, 45 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi Shqiptare, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nenet 244 dhe 324/a të Kodit penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
6. Dardan Xhahysa, 24 vjeç, lindur e banues në Kavajë, me Kombësi e shtetësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245.1 dhe 25 e Kodit penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
7. Mikel Gjella 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me Kombësi e shtetësi Shqiptare, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale: “Korrupsion Aktiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”, parashikuar nenet 244 Kodit penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
8. Klevis Deliaj 27 vjeç, lindur e banues në Vlorë i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsion Aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nenet 244 Kodit penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
9. Genci Xhahysa 41 vjeç, lindur e banues në Kavajë, I cili është I ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e paraburgimit Elbasan, I dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsion aktiv I personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nenet 244 dhe 25 I Kodit penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
10. Ervin Velia, 32 vjeç, lindur e banues në kavajë, me kombësi e shtetësi Shqiptare, I cili është I ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e paraburgimit Elbasan, I dyshuar në procedimin penal konkret veprën penale “Korrupsion aktiv I personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nenet 244 dhe 25 të Kodit penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
11. Rigers Miha 23 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me kombësi e shtetësi Shqiptare, I dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv I personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nenet 244 dhe 25 e Kodit penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
12. Kastriot Gjella, 54 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me Kombësi e shtetësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245.1 dhe 25 e Kodit penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
13. Enver Kasneci 48 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nmga neni 245.1 dhe 25 e Kodit penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
14. Luljeta Gjata 44 vjeç, lindur e banuese në Elbasan, me kombësi e shtetësi Shqiptare, e dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245.1 dhe 25 e Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”;
15. Fatmira Sula 70 vjeç, lindur e banuese në Durrës, me kombësi e shtetësi Shqiptare, e dyshuar për veprën penale “Ushtrim I ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nmga neni 245.1 dhe 25 e Kodit penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”;
16. Aleksandër Llanaj 31 vjeç, lindur dhe banues Vlorë, me kombësi e shtetësi Shqiptare, I cili është I ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e paraburgimit “Jordan Misja” 313 Tiranë, në regjimin e posaçëm 41 Bis, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
17. Delin Hajdari 31 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Vlorë, me kombësi e shtetësi Shqiptare, me gjendje familjare i martuar, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
18. Leo Osmani 28 vjeç, lindur e banues në Vlorë, me kombësi e shtetësi Shqiptare, me gjendje gjyqësore I dënuar, I cili është I ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi I dytë I Kodit Penal dhe “Organizimi ose ushtrimi I veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 I Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
19. Gazmir Braka 50 vjeç, lindur e banues në Vlorë, me kombësi e shtetësi Shqiptare, me gjendje gjyqësore I dënuar, I cili është I ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, I dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi I dytë I Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
20. Aleksandër Sinanaj 35 vjeç, lindur e banues në Vlorë, me kombësi e shtetësi Shqiptare, me gjendje gjyqësore I dënuar I cili është I ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, I dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi I dytë I Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
21. Arben Grori 51 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me kombësi e shtretësi Shqiptare, me gjendje gjyqësore I dënuar, I cili është I ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, I dyshuar për kryerjen e veptrës penale: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi I dytë I Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
22. Aleksandër Alibashi 31 vjeç, lindur në Korçë e banues në Vlorë, me kombësi e shtetësi Shqiptare, I dushuar për kryerjen e veprës penale: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi I dytë I Kodit Penal dhe “Organizimi ose ushtrimi I veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 I Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
23. Ilia Beshello, 42 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me kombësi e shtetësi Shqiptare, ish punonjës në INstitucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, I dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, paragrafi I dytë I Kodit Penal dhe “Korrupsion pasiv të personave që kryejnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
24. Veli Bici 61 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Peqin, me kombësi e shtetësi Shqiptare, me detyrë punonjës policie në në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Peqin, I dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim I detyrës”, parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
25. Robert Dedaj 62 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, me kombësi e shtetësi Shqiptare, ish punonjës policie dhe aktualisht i vetëpunësuar si dedektiv privat i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
26. Olgert Mucka, 38 vjeç, lindur e banues në Devoll, me kombësi e shtetësi shqiptare, me detyrë punonjës I policisë në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korç, I dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim I detyrës”, parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
27. Artan Dulillari, 55 vjeç, lindur në Korcë e banues në Maliq, me kombësi e shtetësi Shqiptare, me detyrë punonjës I policisë në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, I dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim I detyrës”, parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal; ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”;
28. Metkë Nurçelli 39 vjeç, lindur e banues në Korcë, me kombësi e shtetësi Shqiptare, me detyrë punonjës I policisë në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë I dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim I detyrës”, parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.