Tre viktima, mes tyre burrë e grua, Elmi dhe Elona Keqja, respektivisht 34 dhe 53 vjeç, si dhe Elis Sulmataj 18 vjeç.
Ky është bilanci i aksidentit në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një makinë tip “Benz” pasi u përplas me një tjetër mjet tip “Ford”, doli nga rruga dhe përfundoi në lumë.
Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb”, se tre personat e mbijetuar janë në gjendje të rëndë. Një djalë 9 vjeç, i quajtur Elisiado Keqja, ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa një 20-vjeçare, e quajtur Ambra Halili është transportuar po ashtu drejt kryeqytetit. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10 të mëngjesit të sotëm. Me të mësuar për ngjarjen, forcat e policisë dhe zjarrfikëses janë nisur për ndihmë.
Fillimisht janë nxjerrë të gjallë nga mjeti, një burrë, një grua dhe fëmija. Ndërsa prej orësh, është punuar për nxjerrjen e trupit të pajetë të tre viktimave.
(BalkanWeb)