Prishtinë, 18 shtator 2024 – KFOR njoftoi se prej sot e deri në fund të tetorit do të kryejë një stërvitje të përbashkët me njërën nga njësitet rezervë të caktuara nga NATO.
“Synimi i stërvitjeve është testimi i procedurave ekzistuese për zbarkimin e trupave shtesë dhe integrimin e tyre brenda misionit KFOR. Stërvitja përkrah gatishmërinë e KFOR-it për të reaguar ndaj zhvillimeve relevante të sigurisë, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i vazhdueshëm i mandatit tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të kontribuuar në një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë kohën dhe në mënyrë të paanshme”,thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Në njoftim bëhet e ditur se në stërvitje do të marrë pjesë një kontingjent prej 300 trupash nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshiret i Britanisë së Madhe, i cili do të vendosen përkohësisht në Kosovë. Ky kontigjent do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, pas përfundimit të stërvitjeve.
“KFOR do të marrë të gjitha masat për të zbutur efektet në trafikun rrugor, të cilat mund të priten si rezultat i lëvizjeve së personelit ushtarak dhe automjeteve para dhe gjatë stërvitjeve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
(r.m.)