Shqipëria kremton sot përvjetorin e 31-të të pranimit të sistemit shumëpartiak demokratik dhe rrëzimin e diktaturës komuniste
Knid Ndrenika
Në 8 Dhjetor 1999 Lëvizja Studentore e udhëheqer nga Azem Hajdari detyroi regjimin komunist që të dorëzohej përpara protestave masive paqësore.
8 dhjetori 1990 Dita e Rinisë shënoi Lëvizjen Studentore të udhëhequr nga “Martiri i Demokracisë” Azem Hajdari, themelues i Partisë Demokratike tri ditë më vonë.
Në vitin 2009 Kuvendi i Shqipërisë shpalli 8 Dhjetorin si Festë Kombëtare në përkujtim të studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës që organizuan protestat madhore paqësore.
Kryetari demokrat opozitar Lulzim Basha trha se 8 Dhjetori 1990 ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë.
Presidenti Ilir Meta, student i Lëvizjes së Dhjetorit ’90 uroi Ditën e Rinisë:
“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! Lavdi rinisë studentore”!
Kryeministri Edi Rama tha se 8 Dhjetori i kushtohet të rinjve dhe vetëm të rinjve dhe kujtoi se Tirana do të jetë në 2022 kryeqyteti Europian i Rinisë.
Ambasada amerikane uroi gjithashtu festën kur tha se nderonte studentët guximtarë dhe se Shtetet e Bashkuara janë krenarë që kanë qëndruar në krah të popullit shqiptar.