Tiranë, 31 korrik 2021 – Në vijim të operacioneve të riatdhesimit nga kampi i Al-Hol në Siri, ditën e nesërme pritet të mbërrijnë në Shqipëri 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë.
Këtë e ka njoftuar kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në kryeqytetin e Libanit, Beirut, për të pritur riatdhesimin e shqiptarëve.
Rama ka shkruar se ky është një operacion i gjatë dhe i ndërlikuar që do të realizohet me ndihmës së gjeneralit Abass Ibrahim.
“Beirut, Liban – Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim”, ka shkruar Rama në Facebook.
Lajmin e ka publikuar edhe një gazetar i NBC News, i cili ka postuar në rrjetin social Tëitter foton e 5 grave dhe të tre fëmijëve që do të riatdhesohen nga kampi Roj.
Operacionet e riatdhesimit nga kampet famëkeqe të Sirisë kanë filluar në fund të vitit 2020. Gjysmëhëna e Kuqe siriane njoftoi asokohe se riatdhesimi i shtetasve shqiptarë ka nisur me kërkesë të shtetit shqiptar.
Në tetor të vitit të kaluar, nga Siria u riatdhesuan mbi 50 gra e fëmijë shqiptarë.
(r.m.)