Pas një hetimi proaktiv 4-mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1, mbështetur nga strukturat e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë si dhe nga Forcat “Shqiponja”, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kryezi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
•Lulzim Cullhaj, 55 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ Organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi.
•Dashamir Hasanaj, 34 vjeç, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shpërthyese dhe i municionit”, “Shpërdorim i detyrës”.
•Erdit Muca, 21 vjeç, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” , “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shpërthyese dhe i municionit”,
•Alfred Muca, 31 vjeç, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
•Kadri Gjoshi, 32 vjeç, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit”,
•Gert Gjoshi, 36 vjeç, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
•Xhemal Hidri, 32 vjeç, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi nga tërësia e veprimeve proceduriale si dhe provave të sekuestruara rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë, një pistoletë dhe një çifte.
Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas dyshohet të jenë edhe autorë të tentativës për kultivim po në këtë fshat në vitin 2020.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, “Shpërdorim i detyrës”.