7 vjet nga vdekja e “Donikës” së filmit “Skënderbeu”, aktores Besa Imami

Aktorja e njohur e skenës shqiptare Besa Imami  si sot më 21 shtator 2014 u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Imami lindi në Gjakovë, e pas vdekjes së të atit familja shpërngulet në Tiranë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe pse në moshë të re aktivizohet pranë strukturave të organizatës komuniste (Debatik).

Pop

Më vitin 1946, fillon karriera e saj si aktore, që nuk do të kishte shkëputje deri më 1988 falë edhe përkrahjes së Artistit të Popullit Pandi Stillo i cili e pikasi atë. Karriera e saj do të lente gjurmë me pjesëmarrjen në shumë role dhe karaktere të ndryshme si në teatër në veprat “Komploti i të dënuarve”, “Mbi gërmadha”, “Lulet e shegës”, “Cuca e maleve”, “Streha e të harruarve” dhe në kinematografi ku roli më i dashur për shikuesit shqiptar do të ishte ai i Donika Kastriotit në filmin “Skënderbeu”.

 

 

 

Pop1

Imami do të lente gjurmë në karrierën artistike shqiptare dhe si vlerësim ajo do të nderohej me titullin “Artiste e Merituar”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Shqipëri përkujton Besa Imamin duke publikuar dokumentet e  mëposhtme, të cilat tregojnë se aktorja Besa Imami është përzgjedhur për të qenë pjesë e trupës së aktorëve në filmin “Skënderbeu”.

 

(BalkanWeb)

One Response to “7 vjet nga vdekja e “Donikës” së filmit “Skënderbeu”, aktores Besa Imami”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Familjaret,farefisi dhe miqt e artit filmik e skenik e adhuruesite e shumet shqiptar e te tjere.
    Natyrshem kane te drejten morale e njerezore te kujtojne me krenari vleren kombetare artistike, e cila i vendosi gurethemelin filmit artistike shqiptare.Te madhen BESA IMAMI.