Policia tha se kishte dyshime për drogë në makinën e ndaluar të tipit “Peugeot” prandaj e përzgjodhi për ta kontrolluar
Knid Ndrenika
Policia në kufirin e Shqipërisë me Kosovën në Morin-Vërmicë arrestoi dy persona pasi u gjeti në makinë 9 kilogramë lëndë të dyshuar si kokainë të mbështjellë në pako me simbole dhe te njera prej tyre shkruhej “Dior”.
Policia njoftoi se makina kishte targa të Shqipërisë kur udhëtonte për në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.
Të dy të arrestuarit sipas policisë kanë shtetësi të Shqipërisë.
Policia tha se kishte dyshime për drogë në makinën e ndaluar të tipit “Peugeot” prandaj e përzgjodhi për ta kontrolluar.
Automjeti u dërgua në vijën e dytë të kontrollit së bashku me Doganën e Kosovës.
Mandej, në bashkëpunim mes autoriteteve kufitare të Shqipërisë dhe të Kosovës në bazë të dyshimeve të bazuara automjeti kaloi për skanim.
Pamjet nga skanimi dhanë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme.
“Pas hapjes së ulëses së pasme është gjetur bunkeri, në të cilin janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej (8) kg, e (800.74) gram”-sakëtsoi policia.