Bruksel, 20 korrik 2023 – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se numri i pjesëtarëve të KFOR-it të lënduar gjatë tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, në fund të muajit maj, ishte trefish më imadh se sa ishte raportuar.
Stoltenberg, në takimin që ka pasur me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën, në Bruksel, ka thënë se gjatë këtyre tensioneve janë lënduar 93 pjesëtarë të KFOR-it.
Shefi i NATO-s u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të parandalojnë përshkalëëzimin e situatës dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Takim i mirë me presidentin Vuçiq për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la 93 trupa të KFOR-it të lënduar. NATO ka dislokuar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
Good to meet @predsednikrs to discuss the recent violence in northern Kosovo, which left 93 @NATO_KFOR troops injured. #NATO has deployed extra troops & implements its #UN mandate impartially. Pristina & Belgrade must prevent escalation & engage in the #EU-facilitated dialogue. pic.twitter.com/2Ewq1UYmY3
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) July 19, 2023
Tensionet në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, ndodhën pas hyrjes së kryetarëve shqiptarë të komunave të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut në ndërtesat këtyre komunave, përkundër kundërshtimit të banorëve serbë. Më 29 maj, protestuesit serbë para komunës së Zveçanit u përpoqën të hyjnë me dhunë në ndërtesën e komunës dhe të nxjerrin jashtë kryetarin e padëshiruar. Pjesëtarët e KFOR-it e parandaluan këtë, prandaj u sulmuan me mjete të forta, me koktej motovi e me armë zjarri nga eksponentë të grupeve radikale. KFOR-i kishte raportuar se gjatë këtij sulmi ishin plagosur 30 ushtarë hungarezë e italianë.
Ministria e Mbrojtjes e Hungarisë ka raportuar se një ushtari të lënduar në Zveçan i është amputuar këmba.
(r.m.)