Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar, pas shembjes së një ndërtese 12-katëshe të banimit, në Florida të SHBA-së.
Incidenti ndodhi të enjten në qytetin Sërfsajd, pranë Majamit.
Autoritetet thanë se një person është gjetur i vdekur dhe së paku 99 figurojnë të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit, duke përdorur mjete të rënda, nxorën së paku 35 njerëz nga rrënojat.
Ende nuk dihet se sa njerëz kanë qenë në ndërtesë në kohën e incidentit.
Disa migrantë nga Amerika Latine u raportuan të zhdukur nga konsullatat e tyre.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i cili vizitoi vendin e ngjarjes, tha se ekipet e shpëtimit janë duke bërë gjithçka të mundur për të shpëtuar jetë.
Kryebashkiaku i qytetit Sërfsajd, Charles Burkett, e përshkroi ngjarjen si të “frikshme”.
Shkaqet e shembjes së ndërtesës janë ende të paqarta.
Presidenti amerikan, Joe Biden, premtoi ndihmë federale nëse guvernatori e kërkon një të tillë. (REL)