Podgoricë, 25 qershor 2021 – Të premten, në Podgoricë u nënshkrua marrëveshja për heqjen e taksës së sigurimit të automjeteve ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Zyrës Kombëtare të Sigurimit të Malit të Zi, Boris Shaban, dhe drejtori i përgjithshëm i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.
Marrëveshja parashikon që shtetasit e Malit të Zi dhe ata të Kosovës të mos paguajnë sigurimin për automjete në vlerë prej 15 eurosh, me rastin e hyrjes në të dy vendet.
Kjo marrëveshje hyn në fuqi nga 1 korriku.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes morën pjesë edhe Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe Zëvendës-kryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi.
(r.m.)