Zëdhënësja e Ministrisë së Jashmt të Rusisë: Kosova është vrimë e zezë në Evropë

Moskë, 28 qershor 2021 – Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, e ka cilësuar Kosovën si “vrimë të zezë” në Evropë. Ajo ka thënë se në Kosovë lulëzon krimi I organizuar dhe korrupsioni.

“Kosova është një vrimë e zezë në Evropë, ku lulëzon krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe ku krijohet një atmosferë e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare dhe fetare”, ka thënë ajo, citon mediumi serb në Kosovë “Kosovo Online”.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse ka thënë se autoritetet e reja në Kosovë po predikojnë ekstremizëm të hapur politikë.

“Autoritetet e reja të Kosovës, të udhëhequra nga kryeministri Albin Kurti, po predikojnë ekstremizëm të hapur politik. Kosova është bërë një problem për kontinentin Evropian”, është shprehur ajoi.

Sipas saj, Serbia i ka zbatuar mafrëveshjes e arrtiura në Bruksel, nëkuadër të dialogut të ndërmetësuar nga BE, ndërsa Kosova nuk e ka zbatuar marrëveshjen për formimin e Asociacionit ekomunave me shumicë serbe,

“Beogradi pe ërmbushi pjesën e vet të këtyre zgjidhjeve, ndërsa Prishtina refuzoi të sigurojë kushtin kryesor – krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, është shpreshur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

(r.m.)