Tiranë, 28 qershor 2021 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, e ka hequr kostumin e diplomates dhe ka veshur kostumin e “ciceronit”.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shefja e misionit diplomatic amerikan në Tiranë ka njoftuar se në Shqipëri i kanë ardhur disa nga miqtë e saj të fëmijërisë dhe ajo ka vendosur t’ua prezantojë Shqipërinë.
Ambasadorja Kim e ka publikuar një foto e buzëqeshur e me hartën e Shqipërisë në dorë.
“Disa nga miqtë e mi të fëmijërisë (ne jemi rritur së bashku në Guam) më kanë ardhur për vizitë dhe unë po i shëtis nëpër Shqipëri. Ata po i kaplon albanomania”, shkruan ambasadorja Kim.
Ajo e ka vendosur hashtagun “E fiksuar pas Shqipërisë”.
(r.m.)