Mali i Zi ndërmerr veprime në mbojtje të shtetasit të vet të arrestuar në Gazimestan

Prishtinë, 29 qershor 2021 – Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar se Ambasada e këtij shtetit në Kosovë ka kontaktuar me autoritetet kosovare dhe ka ndërmarrë veprime në mbrojtje të qytetarit malazias të arrestuar të hënën, më 28 qershor, në Gazimestan rreth 15 kilometra nga Prishtina.

Tw hwnwn në Gazimestan u mblodhwn rreth 1,000 serbë nga Kosova, nga Serbia dhe nga vende të tjera të rajonit, për të shënuar Vidovdanin.

Gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan, Policia e Kosovws e arrestoi një person, shtetas i Malit të Zi, i cili dyshohet për kryerjen e veprws penale “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës”. Pas intervistimit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

“Të gjitha veprimet që lidhen me personin në fjalë do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Partia proserbe që e udhëheq Qeverinë e Malit të Zi, Fronti Demokratik, i ka kërkoi Qeverisë malazeze të angazhohet për lirimin e menjëhershëm të Risto Jovanoviqit.

Shënimi i Vidovdanit filloi të hënën në mëngjes me një liturgji në Manastirin e Graçanicës, të cilën e udhëhoqi kreu i Kishtes Ostodoske Serbe, Porfirije.

Mw pas, nw Gazimestan u mbajt edhe një shërbesw përkujtimore për viktimat e Betejës së Kosovës.

Kjo është hera e parë që patriarku Porfirije e udhëhoqi shërbesw përkujtimore në Gazimestan, që kur u zgjodh në pozitwn e kreut të Kishës Ortodokse Serbe.

Gjatë kësaj shërbese, ai u bëri thirrje të pranishmwve për “bashkim” dhe përsëriti qëndrimin e njohur tw kishws serbe pwr Kosovën.

Të njëjtat qëndrime Porfirije i shprehu edhe pas liturgjisë së mbajtur në Graçanicë, ku theksoi se diversiteti është “një dhuratë” dhe se nuk duhet të shkaktojë konflikte.

Patriarku serb shtoi se “ne i shohim shqiptarët si vëllezërit tanë” dhe se ai është i sigurt se “ne jo vetëm që mund ta kuptojmë njëri-tjetrin, por mund të jetojmë së bashku, të rritemi dhe të ndërtojmë”.

Të pranishmit në Gazimestan kënduan këngë patriotike, kurse Policia e Kosovës po e zbaton një plan të veçantë operativ për festimin e Vidovdanit, arrestoi një person.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe udhëheqësit e Listës Serbe, pastisw mw tw madhe politike tw serbëve të Kosovës dhe që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, po ashtu morën pjesë në liturgjinë në Manastirin e Graçanicës.

Megjithatë, sikurse edhe në vitet e mëparshme, ata nuk shkuan në Gazimestan.

Çdo vit në Gazimestan, Kisha Ortodokse Serbe, si dhe serbët nga Kosova dhe rajoni, më 28 qershor, festojnë Vidovdanin, për të kujtuar vuajtjet e serbëve në betejën në Kosovë më 1389, kundër ushtrisë turke.

Ishte pikërisht 28 qershori i vitit 1989, kur në Gazimestan, ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, mbajti një fjalim para dhjetëra-mijëra serbëve, ku deklaroi se nuk përjashton “beteja të armatosura”.

Ky fjalim i Millosheviqit u pa si një paralajmërim për luftërat që pasuan në vitet e 90-ta në ish-Jugosllavi.

(r.m.)