Prishtinë, 6 korrik 2021 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar sot në Prishtinë një delagacion të Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës.
Ambasadori Kosnett, në një postim në Twitter, i ka cilësuar produktive diskutimet me drejtuesit e kësaj organizate.
Ai ka theksuar se Kosova nuk duhet të varet vetëm nga remitencat e diasporës, por duhet të stimulojë investime të shënjestruara dhe të shfrytëzojë njohuritë dhe ekspertizën e diasporës.
“Diskutime produktive me liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës. Kosova duhet të tejkalojë mbështetjen e saj nga remitencat e diasporës, të stimulojë investime të shënjestruara dhe të shfrytëzojë njohuritë dhe ekspertizën e diasporës së saj të arsimuar dhe të përkushtuar”, ka shkruar ambasadori Kosnett.
Productive discussions with Pan-Albanian American Congress (@PaacPan) leaders today. Kosovo needs to move past its reliance on remittances, incentivize targeted investments, and tap into the knowledge and expertise of its educated, engaged diaspora. pic.twitter.com/AQaPxXUYEp
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 6, 2021
Delegacioni i Kongresit Pan-Shqiptar në Amerikë është takuar në Prishtinë edhe me krerët e institucioneve shtetërore dhe të subjekteve politike dhe disa të organizatave.
Në përbërjen e delegacionit të Kongrtesit Pan-Shqiptar të Amerikës ishin: kryetari Bruno Ceka, drejtori Martin Vulaj, dhe anëtarët: Genc Mulliqi, Gëzim Rushiti e Vullnet Dervishi.
(r.m.)