Patër Gjergj Fishta kundra errësirës

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë

 

Nga Rasim Bebo

Në dekadën e dytë të vitit 1950, jam student në fakultetin e Historisë Filiologjisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, me mësues të letrësisë Prof. Mark Gurakuqin. i cili na jepte për mëse 30 orë leksione për figurën e Ndre Mjedës. Në auditorë brenda dhe jashtë flitej dhe pritej se kush do të futej në lëndën e Universitetit “ drita apo errësira”, të gjithë prisnim dritën dhe megjithatë ishim në ankëth të madh. Por më shumë nga të gjithë ishte prof. Marku. Dy figura si dita me natën ndryshonin. Flitej të aprovohej figura e Pater Gjergj Fishtës, ndërsa figura tjetër e errësirës ishte krimineli rebel anti shqiptari Haxhi Qamili. Nuk kaloj shumë kohë, kur zonja e kulturës në Komitetin Qëndror Nexhmije Hoxha urdhëron te studiohet për figura e errësirës e quajtur Haxhi Qamili.
Një re e zezë, një pëshpëritje nën zë me urrejtje të madhe u përhap gjithandej.
Prof. Marku na dha të kuptonim se ai kishte bërë një hulumtim të madh duke grumbulluar dhe renditur veprën e Fishtës dhe të Ndre Mjedës. Por si figurë në letërsi qëndroi Mjeda dhe Fishta u hoq. Prof. Mark Gurakuqi, shkrihej të figura e Ndre Mjedës duke dhene leksione, me atë pasion dhe oratorin e tij, sikur përpara kishim vetë Mjedën. Filluan batuta dhe sarkazma kundër rebelit Haxhi Qamilit, në rrethe të ngushta ndërmjet shokësh. Më kujtohet nje pjestar i opera baletit të cilin e kishim shok klase, Sredil Kostreci nga Elbasani, Thoshte: Haxhi Qamil e pushtoi Elbasanin në të ngrysur të ditës. Që tu shtinte tmerrin elbasanasve dhe të ndihej dora e pushtetit të tij, thirri te shtëpia që zuri vend disa besnikë dhe i porositi: -Nesër në sabah e dua një burrë të varur te pazari në Bezistan. Thoni se e ka varur Haxhi Qamili.
-Kë të kapim? Si e quajne? Ku e ka konakun? – e pyetën.
-Kushdo qoftë, veç të jetë i bëshëm, trupmadh, që ta mbushë syrin. Zgjidheni vete dhe ma sillni këtu!
U lëshua patrulla nëpër hanet e mejhanet. Futu te një kafene e dil te tjetra, deri sa më në fund gjetën një burrë të shëndoshë, me shtat të lartë e me qafë të dhjamosur. I shkelën synë njëri tjetrit se e gjetën kurbanin që u duhej. Pa një pa dy e urdhëruan që të çohej. Ai po luante kumar, me faqoren e rakisë prane dhe një pjateë me meze.-Çohu se të kërkon Baba! – e urdhëruan. -ç’ka me do mue Baba? – pyeti.-Ta thotë vetë ai…-Thoni Babës se Abdullahu nuk e përsërit më. Vallahi, hera e fundit.-Ata s’ia vunë veshin. E vunë përpara dhe ia shpunë Haxhi Qamilit te konaku.-E gjetëm, o Babë, – i tha një nga besnikët . – Ja tek e ke!-Abdullahu, tregtar Kavajas shkonte shpesh në Elbasan për tregëti e për kumar. Njihej prej të gjithëve. E njihte dhe Haxhi Qamili se kishte dëgjuar që ai pinte raki në kohën e ramazanit. E kishte porositur “pi sa të duash, veç jo gjatë muajit të ramazanit”.
-A e di pse të kanë sjellë këtu? – e pyeti Haxhi Qamili.
-Të kërkon Baba, më thanë asqerët.
-Do të varim Abdullah! – gjëmoi Haxhiu.
-Po përse, mor jahu? Çfarë të keqe kam ba? Kurrgja, Babë. Po luaja kumar e po pija një gotë raki, a varet njeriu për kaq pak gja?
-Varet që ç’ke me të, po thuaj shyqyr që s’je prej ketej. –Dhe duke u kthyer nga bashibozukët që prisnin urdhër, u tha: -Këtë e keni marrë gabim, se ky asht prej Kavaje e s’ka pse varet në Elbasan. Lirojeni e me gjeni një tjetër po kaq të shëndoshë dhe ma bini këtu!.
Kështu shpëtoi Abdullahu dhe taksirati i ra dikujt tjetër të varej në Bezistan…
Cila qe arsyeja që Enver Hoxha e ngriti figurën e diskretituar të Haxhi Qamilit në panteonin e figurave kombëtare? Me Enverin një tufe historianësh, që shkelën parimin e tyre, e trajtuan figurën e Haxhi Qamilit si historike. Qe e pakuptueshme dhe kundërthënëse që të vinte në pedestal njeriun që i futi thikën pavarësisë, që luftoi me flamurin e Turqisë duke thërritur: “Duam Babën”!…Babë Sulltanin. U bë me qëllim të justifikonte krijimin e Partisë Komuniste në një vend ku s’kishte jo proletare, por as klasë puntore. Enver Hoxha kishte ndjerë me kohë përçmimin për P.K. që kryesonte. P.K.SH. që e vetmja që nuk u pranua në Internacionalen Komuniste nga partia “Mëmë”. Në vitin 1948 me sugjerim të Stalinit ndryshoi emrin nga P.K. në Parti të Punës.
“Haxhi Qamili nuk mund të vihet krahas Pugaçov-it, as Stjepan Razin-it, udheheqës te kryengritjeve fshatare që tronditën fronin e Carit dhe Rusinë. Luftën kundër Esat Pashës e bëri pasi e urdhëroi Myftiu i Tiranës, i cili qe tutori dhe udhëheqës shpirtëror i Haxhi Qamilit”. (Historiani Genc Hoti, Grupi: Admin, 8-10-2011).Kryengritjen reaksionare të Haxhi Qamilit e kthyen në kryengritje revolucionare që do të shpëtonte Shqipërinë. Në Muzeumin e Luftës Nacionalçlirimtare portreti i Haxhi Qamilit u vendos krahas Ismail Qemalit në krye të sallës. Historiani Skënder Luarasi djali i Petro Nini Luarasit në vitet 60 këmbënguli deri në fund kundër kthimit në hero të Haxhi Qamilit.
Dyshja Princ Vidi me Haxhi Qamilin ishte një antipod. Princi erdhi në Shqipëri me flamur dhe shqiponjë të zezë, me gjithë familje, erdhi me vullnet për të mbajtur Shqipërinë të pavarur. Ne si shqiptarë i vumë përballë Haxhi Qamilin. Thirrjet e këtij ishin për t’u kthyer përsëri me sulltanin. Çdo libër që gjente përpara e digjte, vetëm kurani duhet të egzistonte. Krimet shkonin deri aty sa mjaft të thoshe se jam kaur. Kjo figure groteske, bashkë me gjithë grigjën e tij, i vuri flakën Shqipërisë në momentin më tragjik të saj. Një njeriu të tillë mund ti vinte hakut vetëm një njeri po si ky. Dhe ky ishte Esad Toptani, një figurë po aq e zezë, plotë me njolla, i pabesë, i nëntëdhjetë e nëntave etj. Ky shtypi kryengritjen dhe vari Haxhi Qamilin me një tufëkopukësh në Durrës. Për fat, historia na nihmoi, na e hoqi qafe dhe Esad Pashën.
Në fillim të viteve 1960, jam mësues i historisë në shkollën “Naim Frashëri” në Tiranë bashkë me kolegun Refat Spahiu i persekutuar, punonte per pak pension, i moshuar. Një ditë,me thotë se kam një suprizë për të treguar. Shkojmë në Bibliotekën Kombëtare dhe te sporteli kërkoi dhe morri revistën e rezervuar. Në sallë të lezimit zumë vend të mënjanuar. Hapi revistën “Hylli i dritës” e vitit 1930. Lexoje, ta dëgjojmë vetëm unë e ti: Norbet Jokli i dërgonte Patër Gjergj Fishtës një telegram urimi me rastin e 60 vjetorit të lindjes së tij.Unë duke lexuar Prof. Spahiut i dilnin lotë nga sytë. Ndër të tjera shkruan: Unë si antar i Akademis së Shkencave gjermane, propozova dhe u aprovua, vendosja juaj në Enciklopedin e Madhe Gjermane, fotografine tuaj dhe dy-tre faqe të shkruar për jetën dhe veprën tuaj madhështore. Duke marrë pjesërisht nga ky tetegram dhe nga Historiani Robert Elsie, (gazeta “ILLYRIA”, “Gjergj Fishta…”, 3-12-2009, f. 109), shkruaj: Fishta lindi më 23 tetor 1871 në fshatin Fishtë të Zadrimës, vazhdon seminarët dhe institutet fraçeskane në Sutjeskë, Livno dhe Kreshevo. Më 1894 Gjergj Fishta u shugurua prift e u pranua në urdhërin françeskan. Kthehet në Shqipëri në shkurt po të atij viti, filloi punën si mësues në kolegjin françeskan. Më 1902 Fishta u emërua drejtor i shkollës françeskane në qarkun e Shkodrës, ku përmëndet sidomos se zëvëndësoi italishten me shqipen për herë të parë si gjuhë në shkollë. Më 14 – 22 nëntor 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë letrare Bashkimi. Në tetor 1913 filloi të nxjerrë të përmuajshmen françeskane Hylli i Dritës, e cila iu kushtua letërsisë, politikës, folkloririt dhe historisë, dolli rregullisht deri në korrik 1944. Në gusht 1919 merr pjesë në Konferencën e Paqes në Paris. Më 1921 Fishta përfaqësoi Shkodrën në Parlamentin shqiptar dhe si zëvëndëskryetar i saj. Talenti dhe gojtaria e tij e ngriti lartë personalitetin e tij. Mori pjesë në Konferencat Ballkanike në Athinë (1930), në Sofie (1931) dhe në Bukuresht (1932). Gjergj Fishta është nderuar me diplloma çmime e tituj të ndryshme, brenda e jashtë vendit. Ka marrë Ritterkreuz-in austro-hungarez me 1911. Është dekoruar nga Papa Piu i XI me çmimin AI Merito më 1925, i është dhënë medalja prestigjioze Feniks nga qeveria greke, është nderuar me titullin Lektor Jubilatus honoris causae nga urdhëri françeskan, dhe është bërë antar i rregullt i Akademisë Italiane të Shkencave dhe Arteve me 1939. Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940. Ndonse Gjergj Fishta është autor i gjithsej 37 botimeve letrare, emri i tij është lidhur në mënyrë të pashlyeshme me një vepër të vetme, madje me një nga krijimet më mahnitëse në mbarë historinë e letërsisë shqiptare, që Nobert Jokli në Enciklopedin e Madhe Gjermane e ka quajtur: “Kënga e këngës së Ballkanit” LAHUTEN E MALCISE, Shkodër 1937. Ajo është një poemë epike historike me 15.613 vargje që vë në qendër luftën për autonomi e pavarësi, në veçanti, ngjarjet e historisë së Shqipërisë së veriut nga 1858 deri në vitin 1913. At Gjergj Fishta është një nga burat e shquar të Rilindjes sonë kombëtare dhe shprehës i ideve demokratike në gjysmën e parë të shekullit XX. Sado qe gjatë sundimit komunist u bënë përpjekje që veprën e Fishtes ta mbulonte erresira, jehona e saj u ndie më e fuqishme.
Shkundu pluhnit, pra, Shqypni,Ngrehe ballin si mbretneshë,Pse me djelm, qi ngrof ti n’gjiNuk mund t’quhesh, jo, robneshë.Vargje të tilla optimiste në ndërgjegjen e shumë të rinjve shqiptarë, mbajtën gjallë ndjenjën e kombit dhe të lirisë, shpresën dhe besimin për shpëtim.
Me 1941 shkrimtari i shquar Karl Gurakuqi do të shkruante: “Fishta i la ndër gjithkund emnit shqiptar. Jo vetëm bota shqiptare e naltoi edhe për së gjalli tue i dhane titullin “Poeti Kombetar”.
I nderuar lexues, solla këtu dy shembuj që përfaqësojnë dy botë të ndryshme.
Vallë a nuk është kjo një errësirë për të errësuar tjetrin. Por ka edhe më, kurr historiani “famshëm” “Arben Puto ka shkruar rishtas duke ricikluar akuzat e vjetra se Gjergj Fishta paska qënë më fashist se ç’mendonim. Pasi është edhe 140 vjetori i lindjes së tij dhe 103 vjetori i Kongresit Manastirit, në të cilin ai mori pjesë dhe ishte kryetari i komisionit. A mund te na thoni z. Puto se ku ja hodhët eshtrat atij “fashisti”? (F. Shkreli, “Përpjekje patetike …”, “ILLYRIA”, 5-12-2012, f. 109).
Nga Prof. Mark Gurakuqi. Fishta i kundër vihet shpifësit sërb Vlladan Gjorgjeviçit: “Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët e kishin kryer ciklin dy mijë vjeçar të qytetërimit të lashtë”. Dhe më tej, “Kombi i Dioklecianit , i filozofit Julian, i Justinianit, një komb i cili kish një qytetari të tij kur gjysh stërgjyshët e francezëve e anglezëve visheshin me lëkurë bualli e rrinin të futur në shpella”.
“Një nënë. U llahtaris natën në endër. Djalin e saj të arestuar e kishin dënuar me vdekje në Tiranë. Kjo vrapon te At Fishta duke qarë dhe lebetitur dhe i tregon ëndrrën, Nga zoti dhe ti kërkoj derman. Nesër do të shkoj në Tiranë, i tha Fishta. Hyn në zyrën e Ministrit të Punëve të Mbrëdëshme. O. Pater, tha Abdurahman Krosi. Ju shumë vetave u keni futur bishta dhe ua keni nxjerrë, pa më futni dhe mua një bisht. Po i tha At Fishta, “Lalë Kros, o Lalë Kros, / Vetë shkruan vetë vulos, / dhe as kush nuk të thotë mos. Dhe tani firmos – vulos, duke i venë letrën përpara. Fishta kthehet me djalin në Skodër”.`
Ne vetë thotë Ramis Alia , do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Kështu krijoi partitë dhe vendosi komunistë më besnikë në krye të tyre, që vazhdojnë ta mbajnë fort edhe në këtë tranzicion makabër duke e lënë në errësirë. Me të drejtë Agim Dishnica, te Gazeta “dielli”, “Falcifikatoret…”, nëntor 2011, f.32 shpreh: “Të fshirë nga faqet e kësaj historie antikombëtare, bashkëkombasit e pa harruar: Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan S. Noli, Ernest Koliqi, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Viçenc Prenushi, Benardin Palaj, Donat Kurti etj”. Fishta ështe mbrojtësi më i fortë i të drejtave të kombit shqiptar, kjo pasqyrohet te Kënga e këngës së Ballkanit, Lahuta e Malcis.

SHQYPNIJA E LIRE

Po, por neser,me ndihme t´zotit,
Do ta bajm prap Shqypni t´lir
prej Prevezet m´Leqe t´Hotit,
Prej Tivarit m´Monastir:
Edhe Flamuri i Shqypnis´,
Si flake mnijet t´Perendise´,
Do t´valvitet m´Kacanik.
M´Kacanik,po,do t´valvitet
Kuq e zi Flamuri i Shqyptarvet,
Perse toka,shqyp ku flitet,
Ajo vete asht,qi prej t´Parvet
Trashigimi na e kemi pase:
Mbrende i huaj,jo,ma s´do t´shklase,
Pose atehere ,kur vjen per mik.
Jo,po:na sod ktu sundojm;
Ktu s´hece fjala e tjeter kuej;
Gjall Lirin´na nuk e lshojm,
S´njohim mbret as krajl te huej.
Zoti n´qiell e na mbi toke:
Me gjithkend vllazen e shoke,
Por seicilli m´cak te vet.
Prande i huej,nánderr m´e pa
Se vjen kurr e shklet nder ne,
Drue se keq kishte me i ra;
Gjergj Fishta, “Mrizi i zanave e vallja e Parrizi”

Addison Çikago dhjetor 2012