Ambasadori spanjol në Beograd: Mosnjohja e Kosovës i shkakton probleme Spanjës

Beograd, 12 korrik 2021 – Ambasadori i Spanjës në Serbi, Raul Bartolome Molina, ka pohuar se mosnjohja e Kosovës po i shkakton probleme të konsiderueshme vendit të tij.

“Është e vërtetë që mosnjohja (e Kosovës) po i shkakton probleme të konsiderueshme Spanjës, veçanërisht në kontekstin e organizatave ndërkombëtare”, kathënë Molina, në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”.

Por. Molina ka mohuar se Spanjës po i ushtrohet presion për ta ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, duke thënë se qëndrimi i shtetit të tij “nuk është kapriçioz dhe arbitrar”.

Ambasadori spanjol është pyetur edhe lidhur me spekulimet e fundit se Spanja e ka në plan të hapë zyrë ndërlidhëse në Prishtinë. Ai nuk ka dhënë përgjigje të prerë lidhur me këtë temë, por ka theksduar se hapja eventuale e zyrës në Prishtinë nuk do të supozonte ndryshimin e qëndrimit spanjol ndaj pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se qëndrimi i Spanjës ndaj pavarësisë së Kosovës bazohet në respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

“Mosnjohja e Kosovës bazohet në respektimin e rreptë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të saj, siç është respektimi i integritetit territorial, të cilat janë shkelur”, ka thënë ai.

(r.m.)