Arrest me burg për 8 të arrestuar lidhur me tenderin e uniformave të policisë

Tiranë, 12 korrik 2021 – Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të arrestuar me urdhër të SPAK-ut, për abuzimet me tendering për uniformat e Policisë së Shtetit, raporton Panorama.al.

Gjykata e Posaçme nuk e ka ndryshuar kërkesën për masat e sigurisë, sipas së cilës, 8 prej zyrtarëve dh eish-zyrtarëve të arrestuar do të vazhdojnë të mbahen në arrest me burg, ndërsa njëri prej të arrestuarve do të mbetet në arrest shtëpie.

Arrest me burg:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB;

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara;

Fatmir Demneri, anëtar i KVO;

Mariglen Buzali, anëtar i KVO;

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO;

Ani Omuri, anëtar i KVO;

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO;

Arrest shtëpie:

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme u arrestuan me urdhër të SPAK-ut për përfshirje në abuzimet me tenderin për uniformat e policisë, me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit public  nga Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri e Kleviz Hasani, të katër anëtarë të Njësisë së Prokurimit,   dhe nga Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali e Gëzim Mingaj, anëtarë të komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës.  kanë bërë favore dhe privilegje të padrejta për kualifikimin e operatorit që ishte shpallur fitues në këtë procedurë prokurimi.

Edlira Naqellari, e cila e mbante detyrën e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme, ishte shkarkuar vetëm një javë më pare nga ministri i Brendshë, Blendi Çuçi.

Sipas organit të akuzës, më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit prej 2,8 miliardë lekësh, pa TVSH.

(r.m.)