Ruben Avxhiu
Vladimir Putin tha disa ditë më parë se rusët dhe ukrainasit janë një popull, duke rindezur tezën shoviniste ruse që ia mohon identitetit kombit ukrainas.
Për të shkruar një përgjigje proteste Presidenti i Ukrainës me disa deputetë të vendit riinskenuan pamjen e pikturës së famshme klasike të Ilia Repinit, “Kozakët Zarapozhianë i shkruajnë përgjigje Sulltan Mehmetit të Katërt të Perandorisë Otomane”.
Ata gjetën një mënyrë komike për t’ia kujtuar “car” Putinit se koha e perandorive ka vdekur dhe me gjithë pretendimet e një udhëheqësi modern, nuk është më shumë sesa një sulltan i një feje e perandorie tjetër.