Jetё njerёzish – intelektualёt shqiptarё: Jul Bonati

(Mbёshtetur nё biografi nga Aleksandёr Bonati, Nё 135 vjetorin e lindjes sё Imzot Jul Bonatit nga Fritz Radovani, Besnik Mustafaraj te ‘Opinion’,  si dhe njё botim francez mbi familjet e fisme shqiptare)

 

Iva Gjoni

Iva Gjoni

Kur mendon, nё pёrgjithёsi, pёr tragjedi, s’ke se si tё mos pyesёsh pse duhet tё vdesin njerёz tё pafajshёm, çfarё arsye mund tё gjejё dikush qё tё vrasё dikё pёr idetё e tij. Nё fakt, ata qё ngritёn zёrin, qё nuk pranuan tё heshtin dhe i shprehёn mendimet hapur, ishin mё tё guximshёm se tё tjerёt qё morёn armёt dhe vranё kёdo qё u doli kundra. Tё mos pranosh tё bёhesh prè e askujt apo tё bindesh qorrazi, tё vazhdosh tё thuash hapur atё qё mendon do tё thotё tё jesh hero. Teksa lexoja Rrno vetёm pёr me tregue tё Zef Pllumit, mendoja me vete se ky prift katolik me njё edukim tё jashtёzakonshёm ёshtё heroi im. Zefi shkruan kёtё dedikim nё faqen e parё tё librit tё tij biografik: “Atyne qё vdiqёn njerz, atyne qё qёndruan njerz gjatё asaj periudhe tё vёshtirё nё tё cilёn njeriu u shndrrue nё kafshё pune.”

Ajo qё mё bёn mё shumё pёrshtypje ёshtё njё fjalё drejtuar lexuesit nga Zef Pllumi.  Nё Rrno vetёm pёr me tregue, ai thotё: “Kurrgja e re nёn kёtё diell! Ndёrsa ujёt rrejdh, bota po aty. Kur po lexoj Biblёn, o kur po kundroj piramidat atje nё shkreti, pves: si asht e mundun qё njeriu i shek. XX, nё kulm tё qytetnimit material, tё jetё po aq barbar sa ai i 40 shekujve pёrpara?”

Dhe unё pyes veten pёrsёri: pse? Sa jetё njerёzish u sakrifikuan pёr trillet e njё tё çmenduri? Dhe sa tё çmendur njeh kjo botё? Hitler, Stalin, Enver Hoxha? Nёse do tё ishte krijuar njё shoqёri pa konflikte, e paqtё ku jeta dhe lumturia e njeriut janё qёllimi kryesor dhe ligjet krijohen pёr kёtё qёllim, ndofta do tё mund tё kishim evituar tragjeditё njerёzore. Çuditёrisht, çdo periudhё ka pasur heronjtё e vet. Çfarё mё trondit mё tepёr me historitё e heronjve shqiptarё ёshtё ideologjia dhe propaganda nё emёr tё sё cilёs individё tё pafajshёm, intelektualё, elita shiptare u persekutuan nё mёnyrё tё pamёshirshme. Si tё thuash, diktatori pati frikё prej tyre dhe duke eliminuar liridashёsit qё nuk e ulёn zёrin ose qё thjeshtё qenё viktima tё njё periudhe aq tё pakuptimtё, ai zgjaste afatin e tij nё pushtet.  Ështё e vёrtetё qё njerёzit kanё nevojё pёr njё udhёheqёs qё t’i udhёheqё jo t’i detyrojё e t’i vrasё. Historia e Shqipёrisё pas luftёs sё dytё botёrore ёshtё mjaft e ngjashme me Goldwin’s Lord of the Flies (Zot i mizave), simbol i njё shoqёrie tё sapokrijuar qё kёrkon tё shpёtojё prej njё lufte tё sapofilluar dhe krijon njё civilizim tё ri nё njё ishull tё shkretё por ai qё fiton ёshtё vrasёs dhe udhёheqёs i njё bande mjaft tё fuqishme, tё mbёshtetur nё ideale joreale por qё i shёrbejnё diktatorit nё krijim. Intelektuali vritet, tё dobёtit nёnshtrohen, kundёrshtari qё pёrpiqet tё punojё nё ndihmё tё masave, mundet.

Kush ishte Jul Bonati?  Shkodran, filozof, humanist, studiues i gjuhёs dhe letёrsisё shqipe, pёrkthyes, prift katolik i diplomuar nё Universitetin e Vjenёs, Austri dhe nё Padova, Itali. Shёrben nё Stamboll (16 vjet), Durrёs (10 vjet), dhe Vlorё (3 vjet). Arrestohet nga policia politike dhe kёtu fillon kalvari i martirit Imz. Jul Bonatit, i Kompanisё sё Jezusit, vikar i pergjithshёm i arqidioqezёs sё Durrёsit, rilindas dhe patriot. Nё 6 Nёndor 1946, sё bashku me tё tjerё Françeskanё nё Shkodёr, nё gjyqin kundra tij Bonati thotё: “Qёllimi i jonё si fetarё asht tё bashkojmё popujt dhe t’i vllaznojmё nё çdo anё tё botёs. Feja katolike ka anmik kryesor gabimin dhe jo gabimtarёt, i cili gabim asht komunizmi por komunistёt i ka vllazёn”. Por trupi gjykues e akuzon si agjent tё Vatikanit nё bashkёpunim me njё tjetёr figurё tё shquar, Imzot Vinçenc Prenushin. Prof. Arshi Pipa nё Monsignor Vinçenc Prenushi (in memoriam) mё 28 shkurt 1995 shkruan: “Mbaj mend njё skenё tё devotshme nё infermierinё e burgut, ku unё u shtrova mbas kthimit nё Durrёs nga kampi i Vloçishtit. Aty gjeta Imzotin qё vuante prej azmёs. Ishte e tillё sa me e lanё pa frymё prej gulçimit. Mё vonё aty prunё Don Jul Bonatin, famulltarin e Vlorёs, i cili, kur mori vesh kush ishte nё dhomё me ‘tё, u çua nga shtrati t’i puthte dorёn Imzotit. Monsignori e tёrhoqi dorёn, bekoi Don Bonatin dhe u pёrmbys nё shtratin e vet.

Jul Bonati lindi nё njё familje tё shquar katolike, nё Shkodёr, mё 24 maj 1874, nga martesa e Aleksandёr Bonatit dhe Roza Malgushit. Me origjinё ndoshta shqiptaro-venedikase nga Korfuzi, ajo pati krushqi me shtёpi tё tjera patrice katolike shkodrane. Bashkёshortja e Vaso Pashёs ishte e dalё po nga kjo derё. Gjyshi i Pater Julit, Nikollё Bonati, ishte njё nga bashkёthemeluesit me Ferit Pashё Vlorёn, Mehmet Ali Bej Vrionin, Frashёrllinjtё dhe Vaso Pashёn tё Shoqёrisё sё shkronjave tё Stambollit mё 12 tetor 1879. Lidhjet e vjetra stambulliote tё Bonatёve do tё shenonin tё gjithё jetёn e Julit si bari shpirtrash dhe patriot.

Pasi studioi nё Kolegjin Saverian tё Jezuitёve nё Shkodёr, hyri si novic nё Kompaninё e Jezusit nё provincёn e Portoresё, nё rajonin e Fiumёs (nё kufi tё Sllovenisё dhe Italisё) mё 1891. Pas shugurimit meshtarak ushtroi funksionet e prefektit tё studentёve nё Gorizia, Kremona dhe Breshia. Qe profesor nё Komo, Soresina, Milano, Shkodёr dhe Stamboll. Doli nga Kompania e Jezusit pёr t’u bёrё prift dioqezan me 14 gusht 1912. Nё atё kohё u vendos nё Stamboll i inkardinuar pranё vikariatit apostolik tё latinёve tё kryeqytetit perandorak pёr tё ushtruar detyrёn e famulltarit tё katolikёve shqiptarё qё ndodheshin nё brigjet e Bosforit. Mori pjesё nё mёnyrё aktive nё lёvizjen kombёtare. Nga 1920 deri mё 1924 qe anёtar i Klubit « Pragu shqiptar » qё kryesohej nga Jonuz Bej Kolonja dhe Anastas Frashёri.

Vinçenc Prenushi dёnohet me 20 vjet burg ndёrsa Bonati me 7 por dёrgohet nё spitalin psikiatrik tё Durrёsit gjoja pёr mjekim. Ai i tregonte mbesёs njё herё kur ajo arriti ta vizitonte atje: “Kam provue tortura tё pandigjueme e tё palexueme. Masakra me knaqё shpirtin e tyne pa asnjё arsye…”.

Bonati, zotёrues i disa gjuhёve tё huaja, pёrkthyesi parё i Lahutёs sё Malcis gjendet i vrarё nga “tё sёmurёt e pavetёdijshёm”.

Mёkёmbёsi i Papёs Benedikt XVI kardinali Claudio Hummes thotё: “Kёta martirё i bёjnё nder mbarё Shipёrisё pasi do t’i japin emёr ndёrkombёtar si njё popull me vlera universale”.

 

LAHUTA E MALCIS  (by Gjergj Fishta)

Fragment: Kёnga V (Deka)

 

Kish t’a diej ç’ká aj oso Kuka,

Qi tue i shkue s’âsht sandoe buka.

S’po i shkon buka as mishi i dashit:

Kot nget tryezёs â ndêjё per rrashit,

Tue perdredhё njato mustaqe!

Thonё, ká pá nji anderr t’keqe.

Anderr t’keqe, thonё, ká pá

Mbramё, qi shkoi, porsa ká rá.

Ká pá n’anderr se prej Rjeket

Kênka nisё nji hije deket

Ndezun flakё, si flakё lugatit,

Qi, tue hecun fushёs e shpatit

E nper kneta e nper zallina,

Fill po vîte kah Vranina.

 

 

 

IL Liuto Della Montagna (Pёrkthyer nga Shqipja nё Italisht nga Mons. Giulio Prof. Bonatti)

Fragment: Canto V (La Morte)

 

Se potessi saper che s’abbia mai

Oso Kuka, che il pane, questa sera,

Non gli va giù, nè di monton la carne.

Inutilmente in terra, presso al desco

Sta seduto, arricciando i suoi gran baffi:

Si dice ch’abbia fatto un brutto sogno,

La note scorsa, appena coricato.

Ha visto in sogno che da Rieka mosso

Un spettro di morte avvolto in fiamme,

Acceso in fiamme d’anima dannata,

Per il pian cammindano e la pendice,

Tra le paludi e su terren petrosi,

Difilato vinia verso Vranina…