VATRA URON SENATORIN BOB DOLE NË 98 VJETORIN E LINDJES

I dashur mik  i madh i shqiptarëve Senator Bob Dole
Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, në emrin tim personal, të familjes sime dhe në emër të shqiptaro-amerikanëve të ju urojmë nga thellësia e zemrës: Gëzuar Ditëlindjen e 98-të. Jetë të gjatë e shëndet të plotë. Ju jeni një mik i jashtëzakonshëm i popullit e kombit shqitar. Me pasionin, diplomacinë, shpirtin, lobimin dhe aksionet konkrete ju e deshët dhe e ndihmuat popullin e kombin shqiptar në ditët e tij më të vështira. Kombi ynë, shqiptaro-amerikanët do ju jenë në jetë të jetëve mirënjohës. Kontributi juaj në dobi të çështjes shqiptare do jetë në memorin e gjallë, në mendjet e zemrat shqiptarëve përjetë. Ju ndihmuat dhe shpëtuat një komb pa mbrojtje e mbështetje. Kombi shqiptar përulet me respekt para mirësisë, fisnikërisë dhe ndihmës suaj.
Nderim të thellë e mirënjohje në jetë të jetëve veprës suaj, përkushtimit tuaj dhe dashurisë suaj të veçantë për kombin shqiptar.
Me mirënjohje dhe nderim
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA