Shkrimin e tij në anglisht me rastin e ditëlindjes së 98 të Senatorit Dole, mund ta lexoni këtu: https://www.illyria.com/statement-of-appreciation-for-senator-bob-dole/
“Senatori Bob Dole kontribuoi për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës për më shumë se tri dekada”, shkruan aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan Jim Xhema, në një opinion të botuar në gazetën tonë shqiptaro-amerikane, “Illyria” në New York me rastin e 98-vjetorit të lindjes së Senatorit Robert (Bob) J Dole.
“Sot, në ditëlindjen e tij të 98 ne kujtojmë me mirënjohje përpjekjet e tij vendimtare për të penguar agresionin serb, për të sjellë paqen, dhe për pavarësinë e Kosovës si një shtet sovran”.
Më tej, Xhema, i cili krijoi një miqësi personale të ngushtë me Senatorin e shquar përshkroi me detaje tre veprimet më të rëndësishme në vite që sipas tij përcaktojnë rëndësinë e ndihmës historike që ka dhënë Dole.
Së pari, Senatori Dole udhëhoqi përpjekjet Capitol Hill për të mbështetur demokratizimin e Jugosllavisë duke mbështetur të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje. Në veçanti, vizita e tij historike në Kosovë, në 30 gusht 1990 ishte një pikë kthese në historinë e Kosovës, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Ishin ndërhyrjet e tij që sollën Paralajmërimin e famshëm të Krishtlindjes që Presidenti George HW Bush i dha Millosheviçit që të mos guxonte ta zbriste luftën në Kosovë përndryshe do të përballej me përgjigjen ushtarake amerikane.
Së dyti, ishte ndikimi i Senatorit Dole që i siguroi Presidentit Bill Clinton mbështetjen dypartiake për ndërhyrjen e tij ushtarake për çlirimin e Kosovës në 1999, për “të penguar që të përsëritej në Kosovë, ajo që ndodhi në Bosnje”. Ai dënoi Masakrën e Reçakut dhe luajti rol në Rambuje, ku sipas Sekretares së Shtetit Madeleine Albright: “Kur arrita në një pikë vërtetë të pamundur, në Rambouillet, thirrja Senatorin Dole. Ai ishte vërtet fantastik. Biseduam shumë se si ta çonim procesin përpara sepse unë nuk po arrija t’i bindja shqiptarët të lëviznin dhe ai e bëri”. Kur serbët refuzuan marrëveshjen në Rambouillet, Dole mobilizoi miqtë e tij në Senatin Amerikan, mes tyre edhe John McCain, John Warner, Joseph Lieberman, Christopher Dodd e të tjerë për siguruar mbështetjen nga të dy partitë për ndërhyrjen e NATO-s. Kjo mbështetje e bindi Presidentin Clinton që të jepte urdhërin për çlirimin e Kosovës.
Së fundi, Senatori Dole kundërshtoi me forcë ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve. Plani i Presidentit Vuçiç për ta ndarë Kosovën sipas vijave etnike nuk është gjë tjetër vetëm se përsëritje e vizionit të Millosheviqit. Dole reagoi me bindje kundër këtij propozimi duke thënë se Serbia nuk duhet të fitojë me negociata çfarë nuk bëri dot me spastrim etnik. Ai kundërshtoi Administratën Trump kur ajo kërkoi lëshime nga qeveria e Kosovës duke kërcënuar me tërheqjen e trupave amerikane nga Kampi Bondsteel.
Për këto e shumë të tjetra, shkruan sot Jim Xhema, në gazetën “Illyria”, shqiptarët mbarë botën e në veçanti shqiptarët e Kosovës kanë respektin më të madh për Senatorin Dole. “Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot. Ne gjithashtu nderojmë shërbimin e tij si veteran e heroi i luftës, punën e tij në shërbim të interesave amerikane kudo në botë, si dhe devotshmërinë e tij deri në frymën e fundit për të mirën e Shteteve të Bashkura”.
Senatori Bob Dole mbush 98 vjeç
Miku i tij, Jim Xhema, zbulon tre kontributet themelore të Senatorit për Kosovën
“Senatori Bob Dole kontribuoi për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës për më shumë se tri dekada”, shkruan aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan Jim Xhema, në një opinion të botuar në gazetën “Illyria” në Neë York me rastin e 98-vjetorit të lindjes së Senatorit Robert (Bob) J Dole.
Sot, në ditëlindjen e tij të 98 ne kujtojmë me mirënjohje përpjekjet e tij vendimtare për të penguar agresionin serb, për të sjellë paqen, dhe për pavarësinë e Kosovës si një shtet sovran.
Më tej, Xhema, i cili krijoi një miqësi personale të ngushtë me Senatorin e shquar përshkroi tre veprimet më të rëndësishme në vite që sipas tij përcaktojnë rëndësinë e ndihmës që ka dhënë Dole.
Së pari, Senatori Dole udhëhoqi përpjekjet Capitol Hill për të mbështetur demokratizimin e Jugosllavisë duke mbështetur të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje. Në veçanti, vizita e tij historike në Kosovë, në 30 gusht 1990 ishte një pikë kthese në historinë e Kosovës, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Ishin ndërhyrjet e tij që sollën Paralajmërimin e famshëm të Krishtlindjes që Presidenti George HW Bush i dha Millosheviçit që të mos guxonte ta zbriste luftën në Kosovë përndryshe do të përballej me përgjigjen ushtarake amerikane.
Së dyti, ishte ndikimi i Senatorit Dole që i siguroi Presidentit Bill Clinton mbështetjen dypartiake për ndërhyrjen e tij ushtarake për çlirimin e Kosovës në 1999, për “të penguar që të përsëritej në Kosovë, ajo që ndodhi në Bosnje”. Ai dënoi Masakrën e Reçakut dhe luajti rol në Rambuje, ku sipas Sekretares së Shtetit Madeleine Albright: “Kur arrita në një pikë vërtetë të pamundur, në Rambouillet, thirrja Senatorin Dole. Ai ishte vërtet fantastik. Biseduam shumë se si ta çonim procesin përpara sepse unë nuk po arrija t’i bindja shqiptarët të lëviznin dhe ai e bëri”. Kur serbët refuzuan marrëveshjen në Rambouillet, Dole mobilizoi miqtë e tij në Senatin Amerikan, mes tyre edhe John McCain, John Warner, Joseph Lieberman, Christopher Dodd e të tjerë për siguruar mbështetjen nga të dy partitë për ndërhyrjen e NATO-s. Kjo mbështetje e bindi Presidentin Clinton që të jepte urdhërin për çlirimin e Kosovës.
Së fundi, Senatori Dole kundërshtoi me forcë ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve. Plani i Presidentit Vuçiç për ta ndarë Kosovën sipas vijave etnike nuk është gjë tjetër vetëm se përsëritje e vizionit të Millosheviqit. Dole reagoi me bindje kundër këtij propozimi duke thënë se Serbia nuk duhet të fitojë me negociata çfarë nuk bëri dot me spastrim etnik. Ai kundërshtoi Administratën Trump kur ajo kërkoi lëshime nga qeveria e Kosovës duke kërcënuar me tërheqjen e trupave amerikane nga Kampi Bondsteel.
Për këto e shumë të tjetra, shkruan sot Jim Xhema, në gazetën “Illyria”, shqiptarët mbarë botën e në veçanti shqiptarët e Kosovës kanë respektin më të madh për Senatorin Dole. “Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot. Ne gjithashtu nderojmë shërbimin e tij si veteran e heroi i luftës, punën e tij në shërbim të interesave amerikane kudo në botë, si dhe devotshmërinë e tij deri në frymën e fundit për të mirën e Shteteve të Bashkura”.
Falemnderit Xhim Xhema per kete njoftim me randesi historike.
Une jam deshmitar i lidhjeve te ngushta te Senatorit Dole me Xhim Xhemen dhe disa here kam qene prezent kur ata shkembenin mendime gjithehere ne te miren e Kosoves. Nji dite ai me quejti “Jim Xhema’s lieutenant” Ka qene gjithehere miqesor dhe priste me durim sugjerimet tona. Natyrisht, lidhja kryesore mbeti, fatmiresisht, Jim Xhema. Te dy keto aktiviste prokosovar meritojne mrenjohjen e te g]jithe shqiptareve. Une jam i sigurt se historia e Kosoves do te vej emnat e tyne ne vendin e duhun: ndihmes te dores se pare per fitoren e pavaresise se Republikes se Kosoves. E meritojne!