Presidentja Osmani përcjell nga afër fitoren e Distrisë

Tokyo, 24 korrik 2021 – Në arenën Nippon Budokan, ku po zhvillohet gara e xhudos në Lojërat Olimpike ishte e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo e ka shikuar nga duelin e Distria Krasniqit me brazilianen Gabiela Chibana dhe i është gëzuar fitores së xhudistes kosovare.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka shkruar për vizitën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në arenën Nippon Budokan të Tokios, ku po zhvillohen garat e xhudos në Lojërat Olimpike.

“Të nderuar që mysafirët tanë me vlerë na janë bashkuar në Nippon Budokan, në ditën e parë të xhudos”, ka shkruar IJF.

Garën e xhudos e ndoqi edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Presidentja Osmani mori pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020.

Gjatë qëndrimit në Tokyo, zonja Osmani ka zhvilluar takime me përfaqësues e drejtues të delegacioneve të shumë shteteve pjesëmarrëse në olimpiadë.

Ajo do të qëndrojë edhe disa ditë në Tokio, ku pritet të takohet edhe me përfaqësues të shteteve të tjera.

(r.m.)