Kosova ka shkëlqyer përsëri duke marrë një medalje të artë në sportin e xhudos ashtu si në debutimin e saj në Lojërat Olimpike të vitit 2016.
Kësaj here është Distria Krasniqi, që në peshën 48kg ka mposhtur në finale konkurruesen nga Japonia, Funa Tonaki.

Në vend të tretë dhe të katërt vijojnë Daria Bilodid e Ukrainës dhe Urantsetseg Munkhbat e Mongolisë.
Fitorja e Distrias ka entuziasmuar shqiptarët kudo ku jetojnë, jo vetëm në Kosovë, po në të gjitha trojet shqiptare si dhe në diasporë. Gëzim dhe krenari për këtë vajzë trime që dëshmoi qetësi e përqendrim në betejat kyçe të Olimpiadës.
Për të dalë në finale, Krasniqi kishte mposhtur me radhë Ajo ka mposhtur sot lojtaret, Gabriela Chibana të Brazilit, Chen-Hao Lin të Taivanit, si dhe Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë.
Lavdërime për këtë triumf meriton edhe trajneri i saj Driton Toni Kuka, që ka qenë edhe trajneri i Majlinda Kelmendit që mori medaljen e parë historike të artë në Olimpiadën e Rios në Brazil.
Medalja e Krasniqit e ka katapultuar Kosovën e vogël në majë të tabelës së medaljeve të Lojërave Olimpike të Tokios. (r.a. Illyria)