Tiranë, 5 gusht 2021 – Ish-Kryeministri i Shqipërisë,Sali Berisha, bëri të ditur se avokati i tij ka dorëzuar në Gjykatën Koreksionale të Parisit, padinë për shpifje ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
“Siç ju kam njoftuar më parë se pas vendimit të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për të më shpallur non-grata mua, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mi, bazuar tek hakmarrja e Edi Ramës dhe mikut të tij George Soros, autorizova avokatin që të ngre padinë për shpifje. Javën që kaloi avokati dorëzoi këtë padi pranë kësaj gjykate”, tha Berisha të enjten, në një konferencë për medie.
Ai tha se padia, e cila ështëdorëzuarnë gjykatë javën e kaluar, bazohet në precedent të mëparshëm që imuniteti nuk mund të përdoret si mbujrojë për shpifjen.
“Sipas avokatit tim, kjo padi në gjykatë për shpifje bazohet në precedentët e mëparshëm të ngjarjes, në parimin universal se imuniteti nuk mund të përdoret si mburojë. Padia ime bazohet në parimin ‘shpifja në internet dënohet kudo ku del lajmi, ku ndodh dëmi’. Gjithçka varet nga interpretimi i gjykatësit që do të gjykojë çështjen”, shpjegoi Berisha.
Ai i bëri thirrje sekretarit Blinken që dorëzojë në Gjykatën Koreksionale të Parisit provat kundër tij.
“I bëj thirrje sekretarit të SHBA-ve që, në emër të transparencës, të dërgojë dokumentet dhe provat që ai apo çdo kushdo tjetër në botë disponon kundër Sali Berishës”, tha ish-kryeministri shqiptar.
Ai e cilësoi si vendim politik shpalljen e tij person “non grata” nga Sekretari amerikan i Shtetit dhe theksoi se, deri më sot, nuk është publikuar asnjë fakt apo provë për korrupsion të tij gjatë 30 viteve në politikë.
“Me këtë rast, dëshiroj t’ju informoj: Së pari, sot pas 77 vitesh jetë, kjo është hera e parë që unë i drejtohem një gjykate dhe kurrë ndonjëherë nuk e kisha imagjinuar se do të detyrohesha të ngrija padi ndaj Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të një vendi që e admiroj aq shumë. Së dyti, në këtë padi kërkoj të mbroj dinjitetin tim, të familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve që gjatë 30 viteve karrierë politike i kam përfaqësuar kudo, me dinjitet. Pra, kjo padi është betejë për dinjitetin njerëzor. Së treti, në këtë padi kërkoj të bëj transparencë të plotë para shqiptarëve që në 30 vite më kanë votuar më shumë se këdo tjetër në këtë vend dhe të provoj se ky vendim është fund e krye politik, pa asnjë bazë”, theksoi Berisha.
Ai tha se sekretari Blinken nuk ka asnjë provë për ato që i atribuohen atij, sepse ato theshtë nuk ekzistojnë, dhe përsëriti se pretendimet kundërtij janë shpifje e trillime të George Soros dhe Edi Ramës.
“Karakterin politik të këtij vendimi e provon fakti se me gjithë kërkesën e paraqitur në letrën time drejtuar Sekretarit Blinken për të bërë publike çdo fakt e provë që disponon. Deri më sot nuk është paraqitur asnjë e vetme, për shkakun e vetëm se ato nuk ekzistojnë. Kjo dëshmon se vendimi i marrë kundër meje e familjarëve të mi bazohet në shpifje e trillime të kundërshtarëve të mi, George Soros dhe Edi Rama”, u shpreh ai.
Berisha theksoi e kjo është hakmarrje e Ramës e Sorosit për shkak të denoncimit të tyre për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale, si edhe për shkak se ai e kundërshtoi ndryshimin e kufijve të Kosovës.
“Është një hakmarrje për denoncimin tim kundër lidhjeve të Edi Ramës me drogën, krimin, si dhe një hakmarrje për denoncimin tim kundër Soros. Por, është edhe një hakmarrje të kundërshtimit tim të prerë për ndryshimin e kufijve të Kosovës”, theksoi ai.
Ish-kryeministri Berisha iu drejtua me një mesazh edhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila kabërë thirrje që ai të mos lejohet të jetë pjesë e parlamentit të ardhshëm. Ai tha se zëri i tij në legjislaturën e re “do të trefishohet në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve” dhe theksoi në këtë nuk mund ta pengojë “askush mbi tokë”.
“Dua t’i them se zëri im do të trefishohet në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve, ashtu si e gjykoj unë, në mbrojtje të të vërtetave, siç e gjykoj unë, dhe në mbrojtje të interesit kombëtar. Kjo nuk mund të ndryshojë me asnjë lloj presioni, me asnjë lloj mase, nga kushdo qoftë mbi tokë”, theksoi ai.
Berisha tha se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kërkuar ambasadores Kim që pala amerikane të ofrojë fakte dhe prova për rekordet kriminale që i atribuohen atij.
“
“Kryetari i PD i është përgjigjur kërkesës së zonjës Yuri Kim me kërkesën e tij paraqisni fakte e dokumente e prova. Kjo është përgjigja që ka marrë zonja Kim nga kryetari i PD dhe unë për këtë e falenderoj e përgëzoj”, tha Berisha.
Ai e cilësoi si deklaratën “më skandaloze të 30 vjetëve të fundit të një përfaqësuesi të huaj në Shqipëri” atë të ambasadores Kim pas një takimi me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ku tha se “do të ishte një ironi historike, por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”.
“Për kërcënimin me barin që (ambasadorja Kim) u bëri demokratëve, por dhe shqiptarëve indirect, aty, unë po atë ditë i kërkova të kërkojë ndjesë. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur. Megjithatë, nuk është vonë:, u shpreh Berisha
Ish-kryeministri i Shqipërisë përsëriti kritikat e tij tashmëtë njohura për Qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama, për proceset aktuale dhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ai ka qenë kritik veçanërisht për reformën në drejtësi dhe për procesin e vettingut, duke theksuar se “janë marrë peng” nga Edi Rama.
(Ramadan Muçolli, Illyria.com)