Tiranë, 9 gusht 2021 – Zjarret e ditëve të fundit në Shqipëri kanë shkaktuar dëmte të mëdha në sipërfaqe pyjore, drufrutore dhe prona. Qeveritë vendore që menaxhojnë shërbimin zjarrfikës pas reformës territoriale të vitit 2015 kanë pak kapacitete me mjete, pajisje dhe burime njerëzore për fikjen e tyre.
Në Gjirokastër bëhen të gjitha përpjekjet nga reparti me 20 zjarrfikës por mjetet duhen përmirësuar pasi janë të vjetra, thotë për Zërin e Amerikës Kujtim Bizhga një drejtues me përvojë në zjarrfikëset e Gjirokastrës.
“Kemi 4 automjete zjarrikëse, por janë shumë të vjetra. Sado që pëpriqemi t`u bëjmë shërbime përsëri ato na lënë në baltë në ndërhyrjet tona pasi çdo gjë e vjetër sado ta riparosh mbetet e vjetër. Ka ikur koha e këtyre makinqve pasi janë edhe të ngadalta. Nëse një zjarri nuk i del në kohë kur ai merr përmasa të mëdha më vonë është shumë vështirë ta përballosh, do mjete të tjera, shumë forca ,mjete nga ajri.”
Sipas zotit Bizhga edhe teknika në përgjithësi e zjarrfikësve në Shqipëri është më e prapambetura në Europë dhe burimet njerëzore kanë nevojë për trajnin. Punonjësi me përvojë thotë se shërbimi zjarrfikës duhet të jetë i centralizuar.
“Shërbimi zjarrfikës duhet të centralizohet pasi ke mundësi me mjete dhe forca të përqëndruara që ti përballosh situatat e vështira. Të paktën të bëhet rajonal, të organizohet në mënyrë më profesionale dhe të trajnohen focat”.
Bashkitë e tjera më të vogla të Qarkut të Gjirokastrës kanë nga 12 efektiva dhe nga një mjet për fikjen e zjarreve, të pamjaftueshme për të menaxhuar situata të tilla të përhapjes së zjarreve.
Zoti Bizhga thotë se faktori më i rëndësishëm për vënien e zjareve janë barinjtë që kërkojnë të përmirësojnë kullotat ndërsa një pjesë e zjarreve janë edhe aksidentale.
“Ne këtë vit morëm masa prandaluese si edhe vitet e tjera duke zhvilluar fushata ndërgjegjësuese, duke bërë një punë paraprake që njerëzit të binden që të mos vënë zjarre për të mos rrezikuar pronat e tyre. Jemi takuar me blegtorë, me pushtetin vendor, kemi organizuar shërbime vullnetare, kemi organizuar shërbim ruajtje me qëllim që të mos përhapen zjarre. Por ka njerëz të papërgjegjshëm dhe për mua shumica e këtyre zjarreve janë të qëllimshme. Këto zjarre vendosen nga blegtorë, thjesht për ineteresa të tyre për të krijuar kullota dhe për të kaluar një dimër të mirë.”
Policia e Gjirokastrës ka kryer tre procedime penale dhe janë vendosur edhe disa gjoba për zjarret e këtij viti. Një problem madhor për dëmet nga zjarret në Shqipëri është edhe mos-sigurimi i pronave nga zjarri.
Asllan Karagjozi ,specialist në tregun e sigurimeve thotë se pronat që vihen si garanci për bankat sigurohen nga zjarri ndërsa pjesa tjetër ëshë e papërfillshme.
Interesi është shumë i vogël, madje dhe në ato raste kur kostatohet është kur bëhet disi i detyrueshëm si në rastet kur jepen kredi nga bankat dhe duhet të sigurohet kolaterali apo ndonjë veprim tjetër i detyruar shtetëror që shërbimi publik është i imponuar me sigurimin nga zjarri.
Zoti Karagjozi thotë se në Shqipëri ka pak edukim për sigurimet dhe duhet rritur ndërgjegjësimi sidomos për të zgjeruar tregun e sigurimeve për rastet e dëmeve nga zjarret.
“Nuk besoj se 100% e rasteve të neglizhencës nga qyetarët është sepse u mungon buxheti. Jo, mungon ajo që quhet edukatë siguruese tek qyetarët. Ne intersohemi më shumë për sigurimin e një makine persanale se sa të shtëpisë, ndërkohë që sigurimi i një makine është tre herë më i lartë se sigurimi i shtëpisë”.
Zjarret u sollën shumë banorëve në zonat ruale në Gjirokastër dhe më gjerë dëmtime të mëdha sidomos në drufrutorë për të cilat ata ishin kujdesur me vite. Për të gjitha dëmet ata nuk mund të përfitojnë dëmshpërblime, pasi nuk i kanë pronat të siguruara.
(Raimond Kola, Zëri i Amerikës)