Kabul,16 gusht 2021 – Së paku 5 persona janë kanë vdekur osë janë vrarë në Aeroportin e Kabulit, ndërsa qindra të tjerë janë përpjekur të futen me dhunë në aeroplanë për t’u larguar nga vendi, karaportuar agjencia e lajmeve Reuters.
Agjencitë e lajmeve nuk kanë arritur tëkonfirmojnë nëse viktimat janë vrarë apo janë shtypur nga turma e dyndur në hapësirat e aeroportit, përfshirë edhe pistën e aeroportit.
Ushtarët amerikanë që përkujdesen për sigurinë e aeroportit kanë shtënë në ajër për të paralajmëruar afganët që kanë tentuar të futen me dhunë në aeroplanë, bashkë me shtetas të huaj që po largohen nga Afganistani.
Të gjitha fluturimet komerciale nga Aeroporti Ndërkombëtar “Hamid Karzai” janë pezulluar.
Një zyrtar amerikan ka thënë se fluturimet ushtarake janë të destinuara vetëm për diplomatët dhe personelin e ambasadës.
“Al Xhazira” raportoi se punonjësit e ambasadave po transportohen me helikopterë deri në aeroport.
Ndërsa në aroport mbrtetëron kaos, rrugët e kryeqytetit duken të shkretëruara. Ndërtesat dhe zyrat e misioneve diplomatike dhe misioneve tjera të huaja janë braktisur.
Në pikat e kontrollit të kuartit diplomatik Vazir Akhbar Khan të Kabulit, i cili ishte shumë mirë i ruajtur,kanëmbetur vetëm disa roje. Në disa postblloqe nuk ka as kush kujdeset për laurat e sigurisë.
(r.m.)