Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim për zhvillimet e fundit dhe përshkallëzimin e dhunës në Afganistan dhe bën thirrje për qetësi, si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore, nëpërmjet bisedimeve, të krizës aktuale.
Shqiptarët kanë kontribuar prej kohësh në kuadër të NATO-s për paqen dhe stabilitetin në vend.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e konsideron si një detyrim njerëzor ofrimin e strehimit të përkohshëm atyre afganëve që kanë mbështetur misionet e aleatëve dhe tani rrezikojnë jetën e tyre.
Duke mbështetur vendimin e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës për të ofruar strehim të sigurtë për qytetarët afganë që po braktisin vendin e tyre, i bëjmë thirrje që të veprojnë menjëherë dhe me një qasje transparente dhe të koordinuar me të gjithë aktorët në vendet përkatëse, për të respektuar detyrimet tona dhe mikpritjen e njohur shqiptare.
Një mik në të vërtetë është një mik në nevojë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë