Beograd, 20 gusht 2021 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është marrë të enjten me zgjedhjet lokale në Kosovë.
Në një deklarim para gazetarëve, ai ka thënë se serbët do të dalin në zgjedhje “të bashkuar rreth Listës Serbe”, partisë së komunitet serb nëKosovë, e cila është krijuar dhe kontrollohet plotësisht nga Vuçiqi.
“Ne dalim të bashkuar, sepse ata që nuk janë të bashkuar në Kosovë e Metohi dhe që nuk janë prapa Listës Serbe, vështirë se do ta marrin besimin e popullit. Sepse besimin duhet ta fitoni bazuar në bashkimin dhe unitetin e jo bazuar në rrënimin e asaj që na ruan dhe që e ruan identitetin tonë dhe mbijetesën tone në Kosovë e Metohi”, ka thënë Vuçiq.
Kjo deklaratë e Presidentit të Serbisë vjen pas përçarjeve në Listën Serbe, për shkak të kandidaturave për kryetarë të komunave të imponuara nga Beogradi.
Vuçiqi ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës qysh prej forimimit të Listës Serbe. Ai, përmes mekanizmave shtetërorë e politikë, i ka anatemuar të gjithë kandidatët e subjekteve tjera serbe apo kandidatët e pavarur në zgjedhjet parlamentare dhe nëzgjedhjetlokale në Kosovë. Njëkohësisht i ka frikësuar dhe shantazhuar nëmënyra të ndryshme votuesit serbë në Kosovë që nuk e mbështesin Listën Serbe.
Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve në Kosovë kanë konstatuar se në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë nuk ka pasur zgjedhje tëlira dhe të ndershme.
(r.m.)