Neurokirurgu shqiptar në SHBA, Toshkëzi: Vaksina mbron deri në 66%, dëmet e parikuperueshme në tru që mund të sjellë “Delta”

Neurokirurgu Gentian Toshkezi, i cili punon si mjek në një spital në SHBA-të, në një lidhje skype në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ foli në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Toshkezi pohoi se rastet me Delta në SHBA dhe jo vetëm janë rritur ndjeshëm, ndërsa cilësoi se vaksina mund të mbrojë shëndetin e qytetarëve, duke shmangur shtrimet në spitale, apo dhe rastet fatale me vdekje.

“Varianti Delta është më infektues se i pari. Në SHBA ka rritje të madhe të të infektuarve me variantin e ri. Ka pasur 150 mijë të infektuar në SHBA. Vdekjet kanë qenë nga 1 mijë të vdekur. Në SHBA ka qenë predominante virusi alfa. Vazhdon procesi i vaksinimit. Madje po flitet për një dozë të re, për të rritur imunitetin. Për persona me imunitetit të dobët do të bëhet doza e tretë. Dhe për ata që e kanë bërë 8 muaj para psh vaksinën. Thuhet se do të fillojë në shtator aplikimi i dozës së tretë. Ka skepticizëm në kategori të ndryshme. Kjo pandemi ka prekur çdo fushë të jetës, financiare, politike e sociale. Perceptimi për këto viruse dhe për trajtimit apo parandalimin nga vaksina ka qenë i ndryshëm. ‘Termi i detyruar’ është pak i papranuar, por po shkohet drejt vaksinimi total të popullatës. Vaksina nuk të mbron nga prekja nga virusi, pasi edhe të vaksinuarit mund të marrin virusin, por e kalojnë me lehtë. Personat që nuk janë të vaksinuar kanë rrezikshmëri të lartë të hospitalizohen.”, -tha mjeku.

 

 

Mes të tjerash neurokirurgu tha se varianti Delta është dy herë më shumë infektues se sa varianti i parë Alfa. Po ashtu Toshkezi tha se dëmet që mund të shkaktojë Delta mund të jenë edhe të parikuperueshme.

“Pritet që ky varianti delta më infektues se varianti i parë. Infektimi është dy herë më i lartë, kjo lidhet me receptorët që kanë më tepër. Personat kanë ngarkesa virale më shumë. Do të thoja që vaksinimi që ka filluar në shumë vende ka një mbrojtje. Vaksinimi të mbron deri në 66%. Ndërsa më variantin Alfa ishte 93 %. Ndoshta kjo nuk do të na çojë drejt një mbyllje tjetër. Simptomat ndryshojnë nga varianti Alfa dhe nuk ka këto shenja Delta. Por rreziku është i njëjtë. Për pjesën e trurit und të shkaktojë dëme me pasoja që mund të jetë të vështira dhe mund të zgjasin gjatë gjithë jetës. Delta mund të sjellë bllokim të gjakut dhe ajo pjesë e trurit dëme të parikuperueshme. I njëjti trajtim bëhet edhe për deltën, siç përdornim për Alfën.”, pohoi ai.