Policia e Sarandës ka arrestuar 41-vjeçarin Romeo Laze dhe ka shpallur në kërkim shtetasin B. Ç., 26 vjeç, banues të dy në Sarandë pasi shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Sarandës.
Në kuadrë të operacionit të koduar “Çuka” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 255 gram kokainë , 1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6 mjete të ndryshme, 4 targa atuomjetesh dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Policia bën me dije se 41-vjeçari i arrestuar dhe shtetasi B. Ç., i shpallur në kërkim kishin përshtatur një ambient (garazh), në lagjen nr.4, Sarandë, për përpunimin e lëndës narkotike të llojit “Kokainë” dhe e shpërndanin atë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandë dhe Ksamilit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e arrestimit të shtetasit Romeo Laze, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material, doza me lëndë të dyshuar kokainë.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në banesat, automjetet dhe motomjetet që këta dy shtetas përdornin, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kilogram e 255 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, 1 armë gjahu dhe muncionon luftarak