Kabul, 29 gusht 2021 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kabul ka ngritur alarmin për kërcënime të reja në zonën rreth aeroportit. Ajo u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të shmangin këtë zonë, ndërsa ata që gjenden në këtë zonë udhëzohen që të largohen sa më shumë, për të shmangur rrezikun nga ndonjë sulm terrorit.
Ky alarmi ambasadës amerikane në Kabul vjen vetëm pak orë pas paralajmërimit të Presidentit ameërikan Joe Biden se gjatë 24 orëve të ardhshme mjund të ketë sulme të reja ndaj aeroportit.
Biden ka thënë se nga komandantët e ushtrisë amerikane në Afganistan ka kërkuar që të mbrojnë trupat amerikane në aeroportin e Kabulit që përkujdesen për tërheqjen e sigyrtë të ushtaravëve nga Afganistani.
Shtëpiae Bardhë ka bërë të ditur se rreth 2 mijë vetë janë evakuuar nga Kabuli gjatë periudhës 12 orëshe, deri në shtunën në orën 15, sipas kohës lokale. Ajo ka bërë të ditur se rreth 113,500 persona janë evakuuar nga Afganistani prej 14 gushtit, kur kanisur evakiumi.
(r.m.)