Katër kandidatët për zevëndësin e Bashës pasi ikin Paloka dhe Spaho

Lulzim Basha,  ka vendosur te drejtoje partine demokratike në këtë mandat te trete ne opozite me nje ekip te ri.  Të hënën këshilli kombëtarë do të votoje për nënkryetarët e rinj të cilët tashmë nuk do të jenë 2 por 4, për kryesinë e re dhe për sekretariatet. RTV Ora ka mësuar se 4 nënkryetarët e rinj do të jenë Enkeljed Alibeaj, i cili do të mbaje edhe postin e nënkryetarit të kuvendit, Alfred Rushaj, i cili do të jetë edhe kryetar i grupit parlamentar, dhe dy gra: Jorida Tabaku e Grida Duma.

Të hënën në orën 18, partia demokratike do të zgjedh ekipin e ri që bashkë me kryetarin Lulzim absha, do të udhëheqin opozitën në 4 vitet e ardhshme. Këshilli kombëtarë do të zgjedh nënkryetarët erinj, se  kryetarët e rinj, kryesinë e re  si dhe drejtuesit e disa departamenteve.  

Në ditët e fundit Lulzim Basha, ka takuar thuajse gjithë figurat kryesore të selisë blu, duke nisur me Edmond Spahon dhe Edi Palokën, të cilët pas 87 vitesh do të lënë  karrigen e nënkryetarit të partisë. Këto dy emra do të zëvendësohen nga Enlekejd Alibeaj, i cili do të propozohet edhe si nënkryetar i kuvendit, dhe Alfred Rushaj, i cili  krahas postit të nënkryetarit do të  jetë edhe  Kryetar  i  Grupit parlamentar.

Në postin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë demokratike, do të rikonfirmohet Gazmend Bardhi. Ende nuk janë bërë publik emrat që do të jenë në krye të sekretariateve të tjera të rëndësishme për organizimin e partisë demokratike përfshirë sekretarin organizativ, sekretarin për çështjet ligjore, sekretarin për çështjet zgjedhore apo atë për burimet njerëzore.

Të hënën pritet të kuptohet edhe qasja e Lulzim Bashës me kritikët e tij, pasi do të zgjidhet edhe kryesia e re e kjo do të tregoi nëqoftëse aty do të vazhdojë të jetë sfidanti në zgjedhjet brenda partisë, Fatbardh Kadilli apo çfarë qëndrimi do të mbahet për Bujar Nishanin që ka drejtuar këshillin e vjetër kombëtarë. Të hënën Partia Demokratike me mbledhjen e këshillit kombëtarë do të vendos edhe sjelljen politike me kuvendin, pas më shumë se dy vitesh bojkot dhe mosnjohje të tij.

oranews