Prishtinë, 1 shtator 2021 – Ministrina e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se janë duke u bërë përgatitje për fushatë për njohje të reja të pavarësisë dhe për aplikim në organizatat ndërkombëtare.
“Përgatitjet në këtë drejtim po bëhen nga ekipet përgjegjëse, në mënyrë që aplikimet të jenë gati kur të hapen afatet e aplikimit”, ka thënë Zyra për Informacion e Ministrisë së Jashtme e Disporës për Radion Evropa e Lirë.
Kosova mund të nisë fushatën për njohje dhe të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare më 4 shtator, kur skadon moratoriumi njëvjeçar i paraparë me Marrëveshjen e Uashingtonit.
Me këtë marrëveshje, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e ish-presidentit Donald Trump, Kosova ishte pajtuar që një vit të mos lobojë për njohje të reja dhe të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ishte pajtuar të ndërpresë fushatën për çnjohjen e shtetit të Kosovës dhe për pengimin e anëtarësimit tësaj në organizata ndërkombëtare.
(r.m.)