Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaraten e zv.kryeministri Bislimi, në Bruksel, i cili ka deklaruar se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat për UÇK-në
Çitaku në ‘Facebook’, ju ka drejtuar Bislimit duke i thënë se, me pasë pasë UÇK-ja arkiva të tilla, deri më tani kishin dalë.
Sipas saj, kjo është një grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme.
Postimi i plotë:
Zv.kryeministri paska deklaruar në Bruksel se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat, e aty paska thanë edhe diçka për hapjen e arkivave për UÇK-në.
Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Beogradit për UÇK-në? Ato tashmë janë në Hagë. Arkivat e Kosovës për UÇK-në? Apo arkivat e fabrikuara nga të tjerët për UÇK-në?
Ju a po mendoni që me pasë pasë UÇK arkiva të tilla ato nuk kishin dalë tashmë?!!!
Kjo është një grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme. Me veprimet tuaja të papërgjegjshme tashmë keni pranuar atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në për vite të tëra.