Shkolla Shqipe në Patra të Greqisë është vlerësuar me titullin “Mirënjohje e qytetit” dhënë nga Bashkia e qytetit të Elbasanit, me motivacionin: “Për kontributin e çmuar në mbrojtjen, zhvillimin dhe pasurimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe në Diasporë”.
Evenimenti u organizua nga poetja, njëkohësisht dhe kryetare e Organizatës Botërore për Paqe, dega e Shqipërisë me qendër në Amerikë , Iliriana Sulkuqi në bashkëpunim me artistë, poetë, shkrimtarë të Elbasanit, me personalitete të shquar të artit dhe kulturës së Diasporës dhe të Bashkisë së qytetit Elbasan.
Në këtë eveniment merrnin pjesë përfaqësues të tre shkollave shqipe në Diasporë, “Gjuha jonë” Filadelfia-USA, “Udha e shkronjave” Asti-Itali, ” Naim Frasheri” Patra-Greqi, si dhe personalitete të Diasporës.
“Gazeta Diaspora Shqiptare”