Berisha: Vendimi për mua nul, Basha më telefonoi gjysmë ore para

Ish Kryeministri Sali Berisha tha në emisionin “Opinion” se është telefonuar nga Lulzim Basha vetëm gjysmë ore para se ai të njoftonte publikisht largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.

“Së pari dua të shprehem që vendimi që kryetari i PD Basha komunikoi është një vendim i cili në rrafshin statutor është nul”, tha Berisha.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Zoti Berisha statuti është shkelur me dhjetra herë…

Berisha: Këtu nuk jam dakord me ju. Sepse këtu kemi të bëjmë me dorëzimin e sovranitetit të PD si institucion. Këtu de facto kemi të bëjmë me asgjësimin e PD si opozitë sovrane.

Fevziu: Mes jush dhe SHBA, Basha ka zgjedhur SHBA-në.

Berisha: Zoti Basha ka zgjedhur shkatërrimin apo privimin e PD nga sovraniteti i saj. Unë e kuptoj fuqinë e jashtëzakonshme të SHBA, rëndësinë e tyre por PD mund të jetë një parti e vlefshme, solide, vetëm e vetëm si një parti sovrane.

Fevziu: Ju ka marr Basha t’ju thotë?

Berisha: Zoti Basha më ka marr në telefon gjysmë ore para se të bënte konunikimin në media. Dhe I kam thënë: E kuptoj që ka qenë në presion të madh, por pavarësisht nga presionet ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë. Jep 10 herë dorëheqjen para se t’i marr. Sot PD është shndërruar në një parti pa sovranitet e cila I dorëzohet e tëra lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros./Opinion.al