Deputet i përjashtuar nga grupi i PD-së prej pasardhësit të tij Lulzim Basha, Sali Berisha nuk u njoftua për homazhet e zhvilluara prej tij në mëngjes te te vendi ku deputeti Azem Hajdari u vra në 12 Shtator 1998 pranë selisë së Partisë Demokratike
Knid Ndrenika
Dy herë-ish presidenti dhe dy herë ish-kryeministri Sali Berisha nderoi me homazhe liderin e Lëvizjes Studentore “Dhjetor ;90” Azem Hajdari në përvjetorin e 23-të të vrasjes.
Zoti Berisha vendosi kurora me lule te vendi ku deputeti Hajdari u vra në 12 Shtator 1998 pranë selisë së Partisë Demokratike.
Deputet i përjashtuar nga grupi i PD-së prej pasardhësit të tij Lulzim Basha, Berisha nuk u njoftua për homazhet e zhvilluara prej tij në mëngjes.
“Merreni këtu, këtë prani sot, si zotim para tribunit legjendar, që ne, PD do ta ngremë në piedestalin që e meriton, që demokratët dhe demokratet nuk ka forcë në botë që t’i mposhtë ata. Do të ngrihen dhe do ecin të sigurt, më të bashkuar se kurrë, për të përmbysur regjimin e drogës, të vjedhjes dhe të pazareve”, tha deputeti Berisha për mediat.
Mbrëmjen e së dielës pas homazheve të memoriali i deputetit Hajdari ai theksoi se “PD-në do ta ngremë në piedestalin që meriton, do e përmbysim regjimin e drogës e të pazareve”.
“Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj, në fakt po kështu edhe Partia Demokratike. Ndaj është në nderin dhe detyrën e demokratëve, kudo në Shqipëri, që të ngrihen, të ngrenë kokën lart. Trashëgimia e tyre e shkëlqyer u jep nder dhe frymëzim në çdo kohë”-tha ai.
Ai shtoi se vendimi i zotit Basha për ta përjashtuar nga grupi i deputetëve është poshtërim të paparë për historinë e vetë PD-së.
Zoti Berisha tha se “është një poshtërim i pa dëgjuar dhe paparë ndonjëherë në historinë e partisë së lirisë ka ndodhur dhe jam i sigurt se anëtarët, mbështetësit, drejtuesit e të gjitha niveleve të PD, do të dinë të hedhin në koshin e plehrave, vendimin antistatutor, antiligjor, antidemokratik, të atij që sot është në krye të PD, por që dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm një interes, interesin e tij personal.
“Merreni këtu, këtë prani sot, si zotim para tribunit legjendar, që ne, PD do ta ngremë në piedestalin që e meriton, që demokratët dhe demokratet nuk ka forcë në botë që ti mposhtë ata. Do ngrihen dhe do ecin të sigurt, më të bashkuar se kurrë, për të përmbysur regjimin e drogës, të vjedhjes dhe të pazareve”, tha Berisha.