Tiranë, 14 shtator 2021 – Presidenti i Shqipërisë,Ilir Meta, e ka dekretuar qeverinë e re të vendit, “Rama 3”.
Dekreti do t’i dërgohet për votim Parlamentit të Shqipërisë, i cili u konstituua më 10 shtator.
Vendimi i kreut të shtetit vjen një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i ktheu Presidentit përgjigje në lidhje me verifikimin e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.
“Asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar. Asnjë nga emrat e emëruar s’ka probleme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për kreun e shtetit.
Presidenti Meta e kishte dekretuar Edi Ramën për kryeministër të vendit në ditën e konstituimit tëKuvendit tëri, më10 shtator
D E K R E T!
PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,
d e k r e t o j:
Neni 1
Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:
- Zoti Edi Rama- Kryeministër;
- Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
- Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
- Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
- Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
- Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
- Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
- Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
- Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
- Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
- Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
- Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
- Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
- Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
- Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
- Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 13213
Tiranë, më 14.09.2021
(r.m.)